Medalja e parë e Lojërave Olimpike “Paris 2024” u fitua nga Kina. Çifti i përbërë nga Huang Juting dhe Sheng Lihao u renditën të parët në disiplinën e qitjes, në garën e përzier me karabinë, në distancën 10 metra.
Ata mposhtën në finale çiftin nga Koreja e Jugut, të përbërë nga Keum dhe Park, me rezultatin e përgjithshëm 16 me 12. Medalja e bronzit u fitua nga Kazakistani, falë konkurrimit të suksesshëm të çiftit të përbërë nga Le dhe Satpajev.
Kina fitoi gjithashtu edhe medaljen e artë në hedhje të sinkronizuar nga trampolina, në lartësinë 3 metër për femra. Pas dyshes kineze u pozicionuan Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe.
Prej startit të Olimpiadës, Kina konfirmohet si superfuqi e Lojërave dhe mbetet një prej vendeve kandidate për vendin e parë në renditjen e përgjithshme të medaljeve.