Pas 24 orësh tërhiqet me helikopter trupi i pajetë i mërgimtarit që vdiq në Valbonë

albnews
By
1 Min Read

Bashkatdhetari nga Podujeva, L.A.,  të premten humbi jetën tragjikisht në Luginën e Valbonës, në zonën e njohur si “Maja e Thatë”.

Siç raportohet ai kishte rënë nga një lartësi e madhe, ndërkaq pas më shumë se 24-orë intervenimi, është arritur të tërhiqet trupi i pajetë.

Njësitet që intervenuan nuk arritën të depërtonin në atë zonë të thepisur malore, çka detyroi angazhimin e një helikopteri privat për të realizuar operacionin.

Për lokalizimin dhe tërheqjen e trupit të mërgimtarit, u angazhuan ekipe nga Shqipëria dhe Kosova.

Policia e Shqipërisë njoftoi se për shkak të terrenit të vështirë, ishte e nevojshme ndihma e helikopterit për nxjerrjen e trupit.

Share This Article