Dy fëmijë kanë mbetur të vrarë dhe nëntë të tjerë janë plagosur pas një sulmi në një klasë kërcimi në një qytet në veri të Anglisë të hënën mbrëma.
Policia në vend bëri të ditur se gjashtë nga fëmijët e plagosur janë në gjendje kritike për jetën. Dy të rritur janë po ashtu në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas raportimeve, sulmuesi u fut në klasën ku po mësoheshin kërcime të Taylor Swift i armatosur me një thikë dhe nisi që të sulmonte fëmijët.
“Ne besojmë se të rriturit mbetën të plagosur pasi teksa përpiqeshin në mënyrë të guximshme për të mbrojtur fëmijët që po sulmoheshin,” deklaruan autoritetet.
Deri më tani, sulmi nuk besohet të jetë terrorist.