Leonard Duka alias “Princi Damian”, ose i njohur ndryshe si hasmi i betuar i Ervis Martinajt do të mbërrijë ditën e sotme në Shqipëri në orën 14:30 pas dhënies “OK” të drejtësisë belge për ekstradimin e tij.
Duka dikur mik i Martinajt më pas armik i betuar i tij, u arrestua një vit më parë në Belgjikë për llogari të drejëtsisë shqiptare pasi ndaj tij rëndojnë një sërë akuzash nga përfshirja në ngjarje kriminnale, trafik droge deri në vrasje.
Vetëm pak kohë më parë në Shqipëri u bënë publike pjesë të dosjes të “KLANIT” Duka ku shiheshin të gjitha palnet që Leonard Duka dhe grupi i tij kishin bërë për eliminim fizik të Ervis Martinajt, plan që përfshinte edhe vajza të showbiz-it.
Pjesë nga dosja:
Më 13 qershor të vitit 2020 Leonard Duka i njohur ndryshe si Princi Damian nis planin final për ekzekutimin e Ervis Martinajt dhe grupit të tij.
Ai komunikon vazhdimisht me Fatmir Hysenin me të cilin thurin planet se si të nxjerrin zbuluar Ervis Martinajn dhe më pas ndaj tij të shkrepin karikatorët.
Por plani për eliminimin e Martinajt dukej i vështirë për tu realizuar, pasi vendndodhja e tij nuk duhej, dhe shpesh ato tregoheshin si gojëdhëna, pasi as grupi i Leonard Dukës e as grupi i Fatmir Hysenit nuk e kishin parë me sytë e tyre, por thjeshtë me fjalë na “bashkëpuntorët”.
Në një moment gjatë bisedave Duka i thotë Fatmir Hysenit që të fusin në lojë dy vajza (persona të afërt të Leondard Dukës”, të cilat sipas tij do të “dorëzoheshin” te Martinajn dhe do t’i tregonin atij vendndodhjen e Princit Damian.
Plani ishte i thjeshtë dy të infiltruarat e grupit Duka do të shkonin te Martinajn dhe do i thoshin këtij të fundit që janë të pakënaqura se si i trajton Leonard Duka dhe kishin vendosur ta dorëzonin “kokën” e tij te “Mbreti i Basteve”, duke ditur dhe pakënaqësitë mes Dukës dhe Martinajt.
Por plani nuk përfundon këtu, pasi Duka mendonte që pasi Martintaj të zbulonte vendndodhjen e tij do të niste grupin e tij për ta eliminuar fizikisht.
Këtu futet në lojë Fatmir Hyseni dhe Leonard Duka, të cilët do ti eliminonin njëri pas tjetrit me snajper.
Gjatë bisedës së tyre Fatmiri thotë se Santiago Malkoja i doli para rastësisht, por këta do i vrasë si dele.
Duke qeshur mendonin se si do të dukej “Boli” në momentin që do t’i shihte personat e armatosur duke nxjerrë kartonin e policisë e duke bërtitur “Policia e Shtetit”… Ndërsa më pas vjen breshëria e automatikut.
Ndërkohë Leonard Duka ju kishte premtuar dy vajzave apartamente dhe makina, por që asnjëherë nuk do i merrnin, pasi pasi të eliminonin grupin e Martinajt edhe atyre dy “k*rvave do tu vëmë bombën”, thuhet në bisedën mes Dukës dhe Hysenit.