Mediat italiane raportojnë se Qiproja dhe Greqia kanë vendosur të mbyllin hapësirën e tyre ajrore këtë pasdite pas një marrëveshje të arritur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shkaqet e këtij vendimi janë ende të paqarta, teksa nuk dihet se çfarë do të ndodhë në orët në vijim, kur mundësia për shpërthimin e një lufte totale në Lindjen e Mesme është shumë e madhe dhe mund të përfshijë edhe Mesdheun me pasoja serioze në trafikun ajror ndërkombëtar.
Qiproja do të pezullojë trafikun ajror në territorin e saj duke filluar nga ora 17:00 me orën lokale për disa orë ndërsa Greqia do të fillojë nga ora 18:00.