Kosova
Zbulohen dhe dy incidente të tjera me Vjosa Osmanin në Aeroportin e Shkupit
Alsat M ka publikuar të martën një artikull ku pretendohet se mediumi në fjalë ka siguruar procesverbalet policiore të aeroportit të Shkupit. Sipas këtij artikulli, presidentja Osmani kishte edhe dy incidente të ngjashme me sigurimin në Shkup. Ajo kishte refuzuar kontrollimin e valixhes së saj personale.
Procesverbalet e policisë deri tek të cilat ka arritur Alsat shpjegojnë se pala Kosovare në shtator të vitit kaluar ka refuzuar t’i kontrollohet bagazhi presidentes së Kosovës. Arsyet për këtë refuzim i kanë bazuar në imunitetin diplomatik të presidentes, shkruan Alsat.mk.
“Pasi kanë arritur në sektorin VIP mes personit që ka përgjegjësinë e protokollit të delegacionit dhe shërbimi për siguri në aeroport ka ardhur deri tek keqkuptimi sepse të njëjtit duke u thirrur në imunitetin diplomatik të kryetares nuk janë pajtuar që bagazhi personal i presidentes së Kosovës të kontrollohet në skaner”, thuhet në procesverbalin e datës 16.09.2023.
E njëjta situatë si ajo e 1 gushtit është përsëritur edhe më 9 tetor. Pala kosovare ka pretenduar se falë imunitetit diplomatik, presidentes nuk duhet t’i kontrollohet bagazhi, por që për veprimet e tilla është informuar se mund të refuzohet nga përgjegjësi i fluturimit.
“Pasi kanë arritur në sektorin VIP, personit që ka përgjegjësi sigurinë e delegacionit dhe udhëheqjen e protokollit (që atë ditë ishte personi D.M me numër identiteti 5785) i është thënë (nga delegacioni i Kosovës) se nuk pajtohen që bagazhi personal i presidentes së Kosovës të futet në kontroll skaneri. Arsyet për këtë i kanë bazuar në imunitetin diplomatik të kryetares. Nga ana e kapitenit të fluturimit dhe përfaqësuesit të “Croatia Airlines” duke u thirrur në standardet ndërkombëtare dhe programin kombëtar për siguri i është potencuar se derisa nuk lejoj kontrollin e bagazhit, e njëjta nuk do të pranohet në fluturim”, thuhet në procesverbalin e datës 09.10.2023.
Ditë më parë policia njoftoi zbardhjen e incidentit të 1 gushtit, ndërsa ndaj shefit të sigurimit të kryeparlamentarit Afrim Gashi ka ngritur kallëzim penal për cenim të sigurisë dhe pengim ndaj personit zyrtar. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës së djeshme në Shkup tha se rasti i takon organeve hetuese dhe nuk duhet polemizuar. Ndërkohë kryeministri, Hristijan Mickoski tha se incidenti nuk do t’i prish raportet mes dy vendeve, por në të kundërtën do t’i ofron edhe më shumë.
Sot për qëndrimet e tyre ka reaguar kabineti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani nga ku kanë theksuar se “Presidentja e Republikës së Kosovës asnjëherë nuk ka kërkuar tejkalim apo shkelje të procedurave, por respektim të rregullave ndërkombëtare, siç bëhet në të gjithë botën.
Sipas kabinetit të Osmanit mënyra se si u trajtua incidenti ndaj Republikës së Kosovës në Shkup gjatë konferencës së djeshme për media, është për keqardhje, sepse sipas tyre i ka kontribuar edhe më shumë propagandës kundër Republikës së Kosovës.
Kosova
Albin Kurti fiton zgjedhjet në Kosovë, Vetëvendosja feston me fishekzjarre në Prishtinë
Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosja kanë fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës që u mbajtën këtë të diel.
Kryeministri në detyrë po udhëheq me mbi 50% të votave, mjaftueshëm për të krijuar qeverinë.
Ndërkohë në Prishtinë ka nisur festa.
Kosova
Numërohen 81% e kutive të votimit në Kosovë: Albin Kurti drejt mandatit të tretë si kryeministër
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka filluar publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.Lëvizja Vetëvendosje po kryeson bindshëm në rezultatet paraprake të zgjedhjeve, ku deri më tani janë numëruar 81% e kutive.
Vetëvendosje ka siguruar deri tani mbi mbi 50% të votave.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.36%, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 14.15%.
Kosova
KQZ numëron mbi 80% të votave, Vetëvendosje në epërsi të thellë
Procesi i numërimit të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kaluar shifrën e 80 për qindëshit, duke dhënë një pasqyrë më të qartë të rezultatit zgjedhor në nivel vendi.
Sipas të dhënave të përditësuara, Lëvizja Vetëvendosje! kryeson bindshëm me rreth 50 për qind të votave të numëruara.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me mbi 20 për qind, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me rreth 14 për qind.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar mbi 6 për qind të votave, ndërsa Lista Serbe rreth 3 për qind.
NISMA Socialdemokrate mbetet nën pragun e lartë me afërsisht 1.5 për qind.
KQZ ka bërë të ditur se procesi i numërimit po vazhdon dhe rezultatet përfundimtare do të publikohen pas kompletimit të të gjitha qendrave të votimit dhe verifikimeve përkatëse.
Deri atëherë, këto shifra konsiderohen paraprake, por tregojnë qartë trendin e votimit në shumicën e komunave të vendit.

E përditësuar: Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga KQZ-ja, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka dalë forcë e parë në zgjedhjet e fundit, duke siguruar 50,21% të votave, ose 313,767 vota në nivel vendi.
Këto rezultate pasojnë pas numërimit të mbi 73 për qind të votave.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20,36% apo 127,243 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) zë vendin e tretë me 14,15% (88,388 vota).
Më pas vijnë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 6,29% (39,334 vota), Lista Serbe me 3,23% (20,154 vota) dhe Nisma Socialdemokrate me 1,58% (9,869 vota).
-
Albania2 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Albania10 hours agoVIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë
-
Albania10 hours agoAnomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor
-
UK2 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania11 hours ago“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri
-
UK9 hours ago
Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim
-
Bota10 hours agoPresidenti i Ukrainës, Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, takohet me presidentin Trump
-
Kosova11 hours agoDalin Exit Poll-et e para, Vetëvendosja rikonfirmohet forcë e parë, Hamza 23.9 përqind, Abdixhiku 16.1 përqind
