• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, June 15, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
Ekspertët amerikanë në VOA: Ç’fshihet pas afrimit të Serbisë me Francën dhe Gjermaninë

Ekspertët amerikanë në VOA: Ç’fshihet pas afrimit të Serbisë me Francën dhe Gjermaninë

by albnews
6 August, 2024
in Kosova
0
37
VIEWS

Gjatë një vizite në Beograd muajin e kaluar, Kancelari gjerman Olaf Scholtz nënshkroi një marrëveshje për mineralin e rrallë të litiumit, me rëndësi jetike për prodhimin e makinave elektrike. Në prill, gjatë një vizite në Francë Presidenti serb Vuçiç, kërkoi të blejë nga Franca 12 aeroplanëve luftarakë. Disa ekspertë dhe media botërore i kanë interpretuar këto angazhime të shtuara të Perëndimit ndaj Serbisë si shembull të përpjekjeve për ta joshur Serbinë larg orbitës së Rusisë.

Për njohësit e zhvillimeve në Serbi dhe Kosovë, profesorët Charles Kupchan nga Universiteti Georgetown dhe David Kanin nga Universiteti, Johns Hopkins këto marrëveshje nuk sinjalizojnë rreshtimin e Serbisë me Perëndimin.

“Serbia ka qenë e suksesshme, por kjo nuk duhet të interpretohet si shenjë që Serbia ka zgjedhur Perëndimin. Nuk e ka zgjedhur Perëndimin. Vuçiç barashpeshon Rusinë, Bashkimin Evropian, amerikanët, kinezët dhe turqit dhe të gjithë të tjerët me të cilët i duhet apo dëshiron të përballet dhe e bën këtë me shumë shkathtësi… Ai luan me rusët, me amerikanët. Rusët e kuptojnë këtë gjë, por amerikanët jo. Ne sillemi sikur ai e ka zgjedhur Perëndimin, ndërkohë që Rusia nuk del me deklarata të thotë se Serbia e ka zgjedhur Perëndimin”, thotë profesori Kanin.

Për profesorin e Universitetit Georgetown, Kupchan marrvëshjet e fundit janë vazhdim i politikës që zoti Vuçiç po ndjek me të gjitha shtetet përkundër ndasive të tanishme gjeopolitike, që kanë vendosur Perëndimin dhe Lindjen në bosht diametralisht të kundërt.

“Nuk e shoh këtë si pikë kthese dhe as shenjë se zoti Vuçiç po i kthen shpinën lidhjeve të tij me Rusinë dhe Kinën dhe se po i ngul këmbët në Perëndim. Zoti Vuçiç është i aftë të angazhohet me dyja palët. Ai ka arritur marrëveshje me Berlinin dhe Parisin së fundmi. Por besoj se do të bëjë të njëjtën me Moskën dhe Pekinin në të ardhmen e afërt”, thotë ai.

Krahas këtyre marrëveshjeve me evropianët, Jared Kushner, dhëndëri i ish presidentit dhe kandidatit të tanishëm republikan për president Donald Trump, ka shprehur interes për një investim qindra miliona dollarësh në Beograd, për të kthyer në hotel ndërtesën e ministrisë së dikurshme të mbrojtjes, të bombarduar në vitin 1999 nga NATO.

Serbia, e cila gjatë viteve të fundit nën udhëheqjen e Presidentit Vuçiç ka rrëshqitur drejt autokracisë sipas organizatave të të drejtave të njeriut, ka ndjekur një politikë të marrëdhënieve më të afërta me Perëndimin ndërkohë që ka vazhduar lidhje të afërta me Rusinë dhe Kinën. Serbia është i vetmi shtet kandidat i BE-së që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për agresionin ndaj Ukrainës. Por Beogradi i shet armatime ushtrisë ukrainase përmes palëve të treta.

Por dy ekspertët dallojnë në vlerësimet e tyre se çfarë ndikimi do të ketë ky qëndrim i Perëndimit ndaj Serbisë në dialogun me Kosovën.

“Serbia sërish është shndërruar në shtetin më të rëndësishëm në rajon, që ka marrëdhënie të mira me të gjithë. Kosova, në anën tjetër, udhëhiqet nga një kryeministër me të cilin duket se askush nuk dëshiron të punojë. Dhe kjo i jep avantazh Serbisë…. Para 25 vitesh, kur NATO-ja zhvillonte fushatën bombarduese, Serbia dukej si humbëse, e izoluar. Tani Serbia është gjithçka tjetër v eçs humbëse, nuk është aspak e izoluar dhe ka shënuar suksese të shumta në diplomacinë që po ndjek”, thotë zoti Kanin.

Zoti Kanin, ish analist i agjencisë amerikane të zbulimit CIA për Ballkanin, thotë se këto suksese do t’i mundësojnë zotit Vuçiç që të vazhdojë të këmbëngulë në krijimin e Asociacionit, i cili sipas tij është bërë një “obsesion” për diplomatët perëndimorë.

Zoti Kanin thotë se “vlerësimi që asociacioni do të integrojë serbët e Kosovës në institucionet e Kosovës është i gabuar” dhe se Serbia është në pozitë shumë të mirë që “me durim, por me këmbëngulje të bëjë trysni për të”.

“Kosova është para një situate shumë të vështirë, me një kryeministër që është jopopullor jashtë Kosovës, por që e ka të qartë që krijimi i asociacionit do të minojë sovranitetin e Kosovës”, shton ai.

Profesori Kupchan, analist i lartë pranë Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë, beson që Bashkimi Evropian do të vazhdojë të përqëndrohet në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por nuk mendon që Serbia do të përfitojë nga vëmendja e shtuar e Perëndimit.

“Vëmendja e Perëndimit, nuk besoj se forcon peshën diplomatike të Serbisë. Mendoj që Bashkimi Evropian do të vazhdojë të nxisë dialogun midis Kosovës dhe Serbisë siç e sheh të domosdoshme. Përpjekjet e tyre janë të përqendruara në përmbylljen e këtij procesi. A do mund të kenë marrëdhëniet më të fuqishme ekonomike ndërmjet Francës, Gjermanisë dhe Serbisë ndikim pozitiv në marrëdhënien e përgjithshme? Po, sepse kontaktet më të shpeshta dhe lidhjet më të mëdha ekonomike janë më mirë se sa më pak, por gjithsesi nuk do t’i konsideroja këto marrëveshje si diçka që ndryshojnë rrjedhën,” thotë zoti Kupchan.

Ai thotë se ndan shqetësimet se “procesi i dialogut ka hyrë në rrugë pa krye” dhe se për këtë dyja palët mbajnë përgjegjësi.

“Masat e zoti Kurti, ndonëse mund të qëndrojnë në aspektin politik dhe ligjor, ishin të panevojshme në aspektin strategjik, sepse ishin provokuese pa nevojë. Për shembull, vendosja e kryetarëve të komunave në veri që u zgjodhën me një përqindje të papërfillshme votash; kjo u pasua me targat e makinave dhe më vonë me çështjen e dinarit,” thotë zoti Kupchan.

“Të gjitha këto veprime justifikohen, sepse Kosova po përpiqet ta shtrijë sovranitetin e plotë të saj, por që nuk ishin të dobishme sa i përket marrëdhënieve me Serbinë. Beogradi nga ana e tij mobilizoi forcat përgjatë kufirit me Kosovën. Patëm një episod të dhunshëm në Banjskë dhe ai që pranoi fajësinë për këtë akt terrorizmi ende shëtit i lirë në Serbi. Patëm pastaj një letër të kryeministres serbe e cila shprehu rezerva për marrëveshjen, në të cilën thoshte se kurrë nuk do ta njohim Kosovën. Këto janë hapa prapa dhe për pasojë mund të themi se procesi i normalizimit ka ngecur,” shton ai.

Muajin e kaluar, qeveria amerikane njoftoi se emëroi diplomatin Alexander Kasanof si të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, pas përfundimit të mandatit të diplomatit Gabriel Escobar. Në fillim të vitit të ardhshëm, Bashkimi Evropian pritet ta emërojë një ndërmjetës të ri për të zëvendësuar diplomatin sllovak, Miroslav Lajçak.

Zoti Kupchan, i cili ka punuar në dy administrata amerikane atë Presidentit Clinton dhe të Presidentit Obama, si drejtor për Evropën në Këshillin për Sigurinë Kombëtare, pret që trysnia mbi Prishtinën dhe Beogradin të rikthehet pas një pauze për shkak të zgjedhjeve në Bashkimin Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara dhe mbetet optimist për një epilog të këtij procesi.

“Mendoj se të luash me kartën e Rusisë, të Kinës, nuk është opsion në afat të gjatë për shkak të vendndodhjes gjeografike. Ballkani është pjesë e një hapësire më të madhe evropiane. Popujt e rajonit duhet të ndihen të bekuar, me fat. Ata që jetojnë në Azinë Qendrore, në Armeni, në Azerbajxhan, pra afër Rusisë, afër Kinës, jetojnë në një zonë të pasigurt në një të ardhme pa afat. Ballkani nuk është një zonë e tillë, është në Evropë dhe për pasojë mendoj se këtij procesi do t’i vijë një fund pozitiv,” thotë ai.

Por zoti Kanin konsideron se dialogu është një proces që ka dështuar të japë rezultate dhe gjatë 30 viteve të fundit është peng i rotacionit të diplomatëve perëndimorë, që nuk kanë arritur ta çojnë procesin përpara. Sipas tij, nuk ka vullnet për të lëvizur dhe si i tillë dialogu që në fillim ishte i dështuar si proces.

“Serbët e dinë këtë gjë. Kosovarët e dinë gjithashtu. Vuçiçit ble kohë përmes avantazheve që ka siguruar përmes diplomacisë rajonale dhe kontakteve me udhëheqësit ndërkombëtarë, ndërkohë që Kurti ngul këmbë dhe provon të fitojë zgjedhjet e radhës dhe t’i mbajë larg serbët”, thotë ai.

Sipas zotit Kanin, Uashingtoni dhe Brukseli duhet ta rishqyrtojnë tërë qasjen e tyre ndaj rajonit dhe t’ua lënë në dorë palëve që të arrijnë marrëveshje në bazë të preferencave të tyre, qoftë edhe atëherë kur zgjidhjet mund të përfshijnë plane si ai ndërmjet ish Presidentit Thaçi me Presidentin Vuçiç në vitin 2018.

“Ne nuk do të jemi në gjendje të imponojmë një demokraci liberale, shumë-etnike, transparente dhe perëndimore në rajon. Nuk do të jemi në gjendje të imponojmë paqe dhe fund të konflikteve. Kemi dështuar ta bëjmë këtë gjë gjatë tre dekadave të fundit. Mendoj se duhet t’i sfidojmë vendasit që të gjejnë mënyra për të punuar bashkërisht,” thotë zoti Kanin.

Edhe zoti Kupchan është i mendimit që përmbyllja e konfliktit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jetë në duart e udhëheqësve të dyja vendeve dhe prirjes së tyre për të marrë vendime të vështira.

“Të luash me kartën e nacionalizmit është gjëja më e lehtë për ta bërë. Por, ta bindësh publikun se ka ardhur koha të lihet mënjanë nacionalizmi etnik dhe të shihet drejt të ardhmes është gjëja më e guximshme që mund ta bëjnë. Nuk jemi ende tek ky moment, por mendoj se është çështje kohe. Këto pengesa do kapërcehen kur udhëheqësit të jenë gati të hedhin hapa të guximshëm,” shton ai.

A do të kenë ndikim zgjedhjet amerikane në çështjet e pazgjidhur midis Kosovës dhe Serbisë?

Sipas zotit Kupchan, në këtë cikël zgjedhor, Shtetet e Bashkuara janë shumë të përqendruara në planin e brendshëm dhe politika e jashtme, e dominuar nga Ukraina dhe lufta në Gazë, nuk do të jetë përparësi, por megjithatë pret energji të re në procesin e dialogut pas zgjedhjeve në SHBA dhe konsolidimit të zyrtarëve të lartë në BE.

Për zotin Kanin, ndikimi do të varet nga fituesi i zgjedhjeve. Sipas tij, Presidenti Trump ka treguar që është i paparashikueshëm në qasjen e tij dhe se ndryshon qëndrim, ndërkohë që, sipas mendimit të tij, kandidatja e pritshme demokrate dhe Nënpresidentja aktuale Kamala Harris, për të cilën thotë se nuk di shumë për Ballkanin, ka shumë gjasa të vazhdojë të njëjta politika ndaj rajonit. /VOA

Previous Post

Studimi i OBSH: Çdo shqiptar konsumon 5.1 litra alkool në vit

Next Post

KFOR-i paralajmëron kundër hapjes së urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë

albnews

albnews

Related Posts

Kosova dëbon dy pjesëtarë të MPB-së serbe dhe u ndalon hyrjen për 5 vjet
Kosova

Kosova dëbon dy pjesëtarë të MPB-së serbe dhe u ndalon hyrjen për 5 vjet

15 June, 2025
Era luftë? Ushtarë të SHBA, stërvitje përgjatë kufirit me Serbinë
Kosova

Era luftë? Ushtarë të SHBA, stërvitje përgjatë kufirit me Serbinë

14 June, 2025
Christopher Hill: SHBA-ja nuk do të ndërhyjë më si dikur, Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet
Kosova

Christopher Hill: SHBA-ja nuk do të ndërhyjë më si dikur, Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet

14 June, 2025
Next Post
KFOR-i paralajmëron kundër hapjes së urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë

KFOR-i paralajmëron kundër hapjes së urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Britanikët u kapën duke shitur drogë në Dhërmi, gazeta ‘Mirror’: Rrezikojnë 15 vite burg

Britanikët u kapën duke shitur drogë në Dhërmi, gazeta ‘Mirror’: Rrezikojnë 15 vite burg

15 June, 2025
Gjermania, Franca dhe Britania të gatshme për bisedime me Iranin për programin bërthamor

Gjermania, Franca dhe Britania të gatshme për bisedime me Iranin për programin bërthamor

15 June, 2025
“Kalorësi im me armaturë të shkëlqyeshme” – Victoria Beckham i bën dedikim Davidit pas nderimit si Sir

“Kalorësi im me armaturë të shkëlqyeshme” – Victoria Beckham i bën dedikim Davidit pas nderimit si Sir

15 June, 2025
Shpopullimi/ Shqipëria rrezikon të bjerë nën kufirin e 2 milionë banorëve përpara 2035

Shpopullimi/ Shqipëria rrezikon të bjerë nën kufirin e 2 milionë banorëve përpara 2035

15 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4894 shares
    Share 1958 Tweet 1224
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2464 shares
    Share 986 Tweet 616
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1914 shares
    Share 766 Tweet 479
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1838 shares
    Share 735 Tweet 460
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1710 shares
    Share 684 Tweet 428
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM