Elon Musk e ka vazhduar grindjen e tij me Britaninë e Madhe, pasi e quajti kryeministrin “Keir me dy nivele” dhe pyeti nëse është “Britania apo Bashkimi Sovjetik” pasi një burrë u arrestua me sa duket për komentet në Facebook.
Pronari i X ka qenë i përfshirë në një luftë fjalësh me Keir Starmer për trazirat që kanë kapluar Britaninë e Madhe, mes shqetësimeve që dezinformatat në internet po nxisin trazirat, transmeton Telegrafi.
Në qortimin e tij të fundit, Musk ripostoi një video që shfaqte oficerët e policisë duke arrestuar një burrë për komente fyese në Facebook.
“Arrestohet për komente në Facebook!”, ka shkruar Musk në X.
“A është kjo Britania apo Bashkimi Sovjetik”, ka shkruar ndwr tjera miliarderi amerikan.
Në video, një oficer shfaqet duke i thënë një burri se po arrestohet me dyshimin për përdorim të pahijshëm të rrjetit të komunikimit elektronik.
Kjo mbulon dërgimin e një mesazhi që është “shumë fyes ose i një karakteri të pahijshëm, të turpshëm ose kërcënues” dhe mund të rezultojë në një dënim maksimal prej gjashtë muajsh burg ose një gjobë.