ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Isha me familje, më rrethuan 15 veta të armatosur përnjëherësh”, producenti Bini Diez pranon se u kërcënua nga Don Xhoni dhe vëllai i tij 3 hours ago
E rëndë në Itali, 36-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në punë 3 hours ago
Ushtria gjermane kryen stërvitje për luftë urbane në Berlin 3 hours ago
Clark vazhdon dëshminë në Hagë: UÇK-ja nuk ka kryer spastrim etnik 3 hours ago
Bitcoin ‘fshin fitimet e vitit 2025’, bie nën 90,000 dollarë, për herë të parë në shtatë muaj 3 hours ago
Next
Prev
Home Diaspora

Shtatorja e Skënderbeut mbërrin në Itali

albnews by albnews
7 August, 2024
in Diaspora
0
Rënia e aksioneve në “Tesla” dhe “X”: Pse Elon Musku ngatërrohet në trazirat britanike?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, tashmë ndodhet në Itali. Kjo shtatore, me iniciativën e shoqatës „Hora e Skënderbeut“ është dhuratë e mërgimtarëve shqiptarë për arbëreshët. Dhurata për arbëreshët bëhet në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre në ruajtjen e gjuhës, kulturës e traditës arbërore për më shumë se pesë shekuj. Po ashtu arbëreshët kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm gjatë luftës në Kosovë më 1998-1999, kur ata hapën dyert e zemrat për kosovarët, të cilët ishin të dëbuar dhunshëm nga forcat serbe, gjatë zbatimit të planit të gjenocidit.

Kjo shtatore madhështore, e cila është vepër e skulptorit nga Prishtina Gëzim Muriqi, do të vendoset në sheshin përballë bashkisë në Horën e Arbëreshëvet (Piana degli Albanesi) në Sicili. Inaugurimi i saj do të bëhet më 30 gusht 2024, që përkon edhe me datën e themelimit të qytetit i cili daton nga viti 1488.

RelatedPosts

Historike, Shqipëria në play-off të kampionatit botëror të futbollit 2026

Amerikanët demontuan farsën e Hagës: CIA nuk kishte asnjë të dhënë për krime lufte nga komandantët e UÇK

Dy vjet burg dhe dëbim për një shqiptar në Francë, vodhi 25 euro dhe disa karamele

Shoqata “Hora e Skënderbeut” falënderon Presidenten e Kosovës, zonjën Vjosa Osmani e cila ka marrë përsipër financimin e transportit, si dhe stafin e saj të cilët kanë kanë ndihmuar në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm, në mënyrë që shtatorja e Skënderbeut të niset drejt shtetit Italian.

Një falënderim të veçantë kemi edhe për veprimtarin Qamil Isufi i cili është angazhuar me përkushtim dhe ka marrë përsipër shpenzimet shtesë, në mënyrë që shtatorja të niset me kohë e të sigurohet transporti i saj.

Shoqata „Hora e Skënderbeut“ falënderon të gjithë mërgimtarët, shoqatat, klubet, e bizneset e shumta të cilët me kontributin e donacionet e tyre kanë bërë të mundur që të jemi shumë afër realizimit të këtij projekti.

Pas gati dy vite angazhim të shoqatës “Hora e Skënderbeut”, shtatorja e Skënderbeut ndodhet në Itali dhe në bashkëpunim me kryetarin e bashkisë së Horës së Arbëreshevet z. Rosario Petta ne do të caktojmë datën kur ajo do të mbërrijë atje për tu vendosur përfundimisht në sheshin përballë bashkisë, e për tu përuruar më 30 gusht të këtij viti.

Sipas informacioneve tona, shumë bashkatdhetarë kanë shprehur dëshirën që të bëhen pjesë e kësaj feste madhështore. Ne i ftojmë të gjithë të interesuarit që rezervimet për shkuarjen e qëndrimin në Horën e Arbëreshëve në Sicili ta bëjnë me kohë. Festa tani është shumë afër!

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Isha me familje, më rrethuan 15 veta të armatosur përnjëherësh”, producenti Bini Diez pranon se u kërcënua nga Don Xhoni dhe vëllai i tij

“Isha me familje, më rrethuan 15 veta të armatosur përnjëherësh”, producenti Bini Diez pranon se u kërcënua nga Don Xhoni dhe vëllai i tij

18 November, 2025
E rëndë në Itali, 36-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në punë

E rëndë në Itali, 36-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në punë

18 November, 2025
Ushtria gjermane kryen stërvitje për luftë urbane në Berlin

Ushtria gjermane kryen stërvitje për luftë urbane në Berlin

18 November, 2025
Clark vazhdon dëshminë në Hagë: UÇK-ja nuk ka kryer spastrim etnik

Clark vazhdon dëshminë në Hagë: UÇK-ja nuk ka kryer spastrim etnik

18 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result