Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook për inagurimin e një rruge të re në rajonin e Hasit, e cila lidh banorët e Gjakovës me Krumen dhe Dobrunën në Shqipëri.
Kjo rrugë, e cila përshkon një gjatësi prej 10 kilometrash, ka rëndësi të madhe për afrimin e shqiptarëve në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë.
“Sapo bëmë inagurimin e rrugës në Has, rrugë kjo e rëndësishme që përshkon gjatësinë prej 10 km, e që njëherit afron shqiptarët në kufirin në mes të Shqipërisë e Kosovës. Pas marrëveshjes ndërshtetërore për projektin Kërstec-Pakisht-Zapod, sot inaguruam mbarimin e asfaltimit të rrugës, që e lidh Gjakovën me Krumën e Dobrunën, rrugë kjo jetike dhe me rëndësi të madhe për të gjithë qytetarët, veçanërisht për banorët e zonës,” ka shkruar Aliu.
Kjo rrugë pritet të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e banorëve dhe të rrisë bashkëpunimin ekonomik e social mes dy vendeve, duke përforcuar lidhjet mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë.