Zjarret që përfshinë Athinën shënuan edhe një viktimë. Në tualetin e biznesit ku punonte, një 65-vjeçare humbi jetën si pasojë e zjarrit. Ajo ndodhej në tualet pasi kishte tentuar të mbrohej.
Gruaja kishte punuar për më shumë se 20 vjet në biznesin në fjalë. Kolegët e saj, me lot në sy, lanë disa lule të bardha në trotuare për t’i dhënë lamtumirën Nadias punëtore dhe gjithmonë të buzëqeshur që la pas dy fëmijë.
Fjalët e saj të fundit para se të ndahej nga jeta
“E pashë zjarrin, dhe e mora në telefona Nadian dhe ajo më tha ‘Thanas po digjem, mbylle telefonin’. Ajo ishte e frikësuar…”, tha një nga kolegët e saj, shkruan Protothema.
Gruaja fatkeqe nuk arriti të dilte nga biznesi. Shkatërrimi është total. Të gjitha pajisjet janë shkrirë, ndërsa një pjesë e tavanit është shembur.
65-vjeçarja kishte ardhur nga Moldavia në Greqi për një “ardhme” më të mirë. Trupi i saj mbrëmjen e djeshme nga zjarrfikësit.