Infektimi i kafshëve me një sërë sëmundjesh ka detyruar Shqipërinë të marrë masa në disa shtete.
Konkretisht përhapja e murtajës me origjinë afrikane kryesisht tek derrat ka bërë që vendi ynë të bllokojë importet nga Italia, Gjermania por dhe Ukraina.
Lejohet importi vetëm i derrave vetëm nëse nuk kanë pasur shenja ditën e importit, janë mbajtur 3 muajt e fundit të izoluar, dhe i janë nënshtruar testeve të nevojshme.
Disa ditë më parë Shqipëria bllokojë importet edhe nga Greqia për shkak të prezencës së murtajës, brucelozës por dhe tuberkulozit, një pjesë e të cilave mund të transmetohen edhe tek njerëzit.