ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Lamtumirë Ismet Bellova! Mbahen homazhet për komentatorin e njohur sportiv 5 hours ago
Kelmendi kërkon të lirohet nga posti i ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit 5 hours ago
Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta? 5 hours ago
Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026 6 hours ago
Shumë vetëvrasje në Shqipëri, në janar – nëntor 2025, 104 raste 6 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Kulture

Ndahet nga jeta zëri simbol i Radio Tiranës, spikerja dhe aktorja Vera Zheji

albnews by albnews
18 August, 2024
in Kulture
0
Ndahet nga jeta zëri simbol i Radio Tiranës, spikerja dhe aktorja Vera Zheji
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Zëri simbol i Radio Tiranës Vera Zheji, është ndarë të shtunën pasdite nga jeta në moshën 91 vjeçare. Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga familjarët e saj.

E bija e saj, Lea, njoftoi në Fb: “Sot në mëngjes, nëna ime Vera Zheji, u largua nga kjo botë. Kaloi pak javë të rënda, po iku qetësisht nga shtëpia e familja e saj sot në të gdhirë. Në emrin e saj falenderoj gjithë miqtë e shumtë e dashamirësit që e kanë ndjekur, përkrahur e respektuar nëpër vite, të cilët ajo deri në fund i kujtonte me dashuri e mirënjohje. Kjo është jeta! Zoti na ndihmoftë të gjithëve ta mbyllim mirë kohën që na mbetet në këtë botë!”

RelatedPosts

Michelle Obama prezanton librin rreth jetës së saj

Alis fiton Festivalin e 64-të të Këngës, “Nan” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026

Zbulohet muri gjigant nënujor 7 mijë vjeçar në Francë, gjurmë të një qytetërimi të lashtë të fundosur

Sipas një portreti nga RTSH, Vera Zheji që në moshën 15 vjeçare, në shkurt të vitit 1948 nisi në mikrofonin e Radio Tiranës të bënte leximin e emisioneve letrare. Vera Zheji, shumë shpejt u bë një nga zërat më popullor dhe më të njohur në të gjithë Shqipërinë. Zërin e saj mund ta dëgjoje që në orën 5.00 të mëngjesit, duke lexuar emisione të llojeve të ndryshme

Zheji ishte një folëse që nuk gabonte kurrë gjatë leximit. Kush nuk kujton leximin e përrallave të orës 19.00 në vitet ‘70-të nga Vera? Vera lexoi edhe lajme në italisht, gjuhë që e zotëronte shumë mirë, sepse ishte e prirur për gjuhë të huaja ashtu si vëllezërit e saj të shquar në fushën e letërsisë, Petro dhe Gjergj Zheji.

Ajo ishte edhe një aktore e talentuar dhe këtë e tregoi në disa pjesë teatrore, ku spikat komedia “Shi në plazh”.

Ajo krijoi edhe emisione të ndryshme si ‘Bota e përrallave’, ‘Universiteti popullor i radios’, ‘Enciklopedia e radios’ e disa të tjera, të cilët u identifikuan me mënyrën e saj unike të të lexuarit jo vetëm për lajme, por dhe për gjëra kulturore.

Në vitin 1975 Vera Zheji emërohet pedagoge e Fjalës Artistike në degën e teatrit, në Institutin e Lartë të Arteve, deri në vitin 1988 kur doli në pension.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Lamtumirë Ismet Bellova! Mbahen homazhet për komentatorin e njohur sportiv

Lamtumirë Ismet Bellova! Mbahen homazhet për komentatorin e njohur sportiv

22 December, 2025
Kelmendi kërkon të lirohet nga posti i ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit

Kelmendi kërkon të lirohet nga posti i ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit

22 December, 2025
Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta?

Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta?

22 December, 2025
Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026

Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026

22 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result