Një shërbim i ri i shtohet platformës së e-Albania. Bëhet fjalë për kartelën digjitale të vaksinimit për fëmijët nga 0-7 vjeç.
Ky shërbim i ri u njoftua nga kryeministri Edi Rama me një shënim në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Ai thotë se kjo qasje ndihmon të gjithë prindërit pasi nuk kanë nevojë të paraqiten fizikisht në qendrat shëndetësore, por këtë shërbim e marrin online.
“Një tjetër shërbim i rëndësishëm për qytetarët tashmë i aksesueshëm përmes e-Albania.
Në prag të fillimit të vitit shkollor, të gjithë prindërit nuk janë më të detyruar të paraqiten në Qendrën Shëndetësore për të marrë kartën e vaksinimit për fëmijët deri në 7 vjeç.
Të njëjtat formularë mund të aksesohen në mënyrë elektronike nga çerdhja, kopshti ose shkolla ku fëmija është i regjistruar”, shkruan Rama.