Shkollat dhe prindërit po bëjnë përgatitjet e fundit. Të hënën e 9 shtatorit në arsimin parauniversitar nis mësimi. 350 mijë nxënës të sistemit publik dhe privat do t’i kthehen bankave të shkollës nga të cilët 28 mijë janë për herë të parë.
Qytetaret e Tiranes edhe pse prej gati 10 vitesh paguajne taksen e arsimit, pikerisht per te ndertuar shkolla, vazhdojne me dy turne ende.
Drejtues në ministrinë ë arsimit deklarojnë se institucionet arsimore në mbarë vendin janë gati për vitin e ri shkollor, ndërsa nxënësit tashmë kanë marrë falas dhe në përdorim tekstet shkollore.
Zamira Gjini drejtuese e arsimit parauniversitar, edhe pse e kujdesshme për të mos deklaruar shifra, pranon se edhe këtë vit në Tiranë do të ketë mësim me turne. Për ministrinë e arsimit ky fenomen vijon për shkak të rikonstruksionit të disa shkollave, ndërsa kryetari i bashkisë Erjon Veliaj bën përgjegjës prindërit dhe mentalitetin e tyre që sipas tij ndjekin emrin e shkollës.
Për kryetarin e bashkisë këtë vit në Tiranë, pas rikonstruksionit do të rihapet 5 shkolla “Musine Kokalari”, “Xhezmi Delli, Myslym Keta”, “Avni Rustemi” dhe “Emin Duraku”.
Gjatë një takimi me administratorët e shkollave kërkoi angazhimin e tyre për mbarëvajtjen e vitit të ri shkollor, ndërsa deklaroi se nga e hëna e 9 shtatorit trafiku do të hyjë në një regjim të ri duke iu dhënë prioritet transportit të nxënësve.