Ky qytet është mbiquajtur një nga më të çuditshmit në botë pasi megjithë bukurinë dhe ndërtesat madhështore, rrugët e tij janë thuajse të zbrazura.
Kryeqyteti i Turkenistanit, Ashgabat, njihet për ndërtesat madhështore të mermerit, statujat e shumta ornamentale dhe rregullat e pazakonta.
Gazetarja Drew Binsky udhëtoi drejt kryeqytetit diktatorial Ashgabat dhe shpjegonte se si ai ndryshon nga të tjerët.
“Besojeni apo jo gaziu natyror e ka bërë Turkmenistanin një nga vendet më të pasura në rajon e shumë prej të ardhurave shkojnë për të zbukuruar kryeqytetin.
“80 përqind e ndërtesave janë të veshura me mermer të bardhë të importuar nga Italia, dhe në fakt sasi a e madhe e mermerit i ka dhënë qytetit një rekord botëror Guinness”, thotë Binsky.
“Qyteti i Bardhë” është rindërtuar pas një tërmeti të fortë në 1948, shumicën e të cilit e kreu diktatori Saparmurat Niyazov, nga viti 1985 deri në vdekjen e tij në 2006.
Askush nuk e di përse rrugët e Ashkabat janë të zbrazura, por regjimi totalitar i trashëguar mund të jetë një nga arsyet.
“Ka kopshte të kuruara bukur, shatërvanë elegantë dhe statuja të detajuara. Është si një version ‘Disneyland’ në mes të shkretëtirës”.
“Prej rrugëve të zbrazura vendi më ngjan pak me Korenë e Veriut, dhe është e frikshme të bësh fotografi.
“Ish-diktatori ka lënë disa ligje të çuditshme si ndalimi cirqeve dhe aktiviteteve me zhurmë, e gjithashtu të kafshëve shtëpiake, pasi siç raportohet nuk i pëlqente era”, shkruan gazetarja për DailyExpress.
Ky ka qenë kryeqyteti i Turkmenistanit edhe gjatë kohës kur vendi ishte një republikë sovjetike.