Për herë të parë, lejohen baste në SHBA se kush do ti fitojë zgjedhjet presidenciale

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Për herë të parë në historinë e SHBA-së do të lejohet vendosja e basteve se kush do të dalë fitues në zgjedhjet presidenciale të nëntorit mes Donald Trump dhe Kamala Harris.

Në risi për tregjet amerikane, shkruajnë mediat, pas vendimit të një gjykatësi federal të premten e kaluar, që i ka hapur rrugë amerikanëve që të vendosin ligjërisht baste në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve.

Vendimi lejon “Kalshi”, një kompani parashikimi e rregulluar me ligj, që të hapë lojën që javën e ardhshme duke u mundësuar përdoruesve të vendosin baste nëse Donald Trump ose Kamala Harris do të fitojnë zgjedhjet presidenciale, së bashku me garat e Kongresit në nëntor.

Ky vendim është një moment kyç në tregjet financiare dhe për Kalshin.

Share This Article