Jamarbër Malltezi ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas marrjes së dosjes prej 500 faqesh nga SPAK për privatizimin e ish-klubit Partizani. Malltezi është përfshirë në këtë çështje si i pandehur së bashku me vjehrrin e tij, Sali Berisha, kreun e Partisë Demokratike.
Në postimin e tij, Malltezi ka kritikuar ashpër prokurorët e SPAK, duke i quajtur ata “prokurorë politikë” dhe “vegla të kryeministrit Edi Rama”. Ai akuzon prokurorët se kanë bërë akuza të bazuara në gënjeshtra dhe shpifje. Sipas Malltezit, dokumentet e dorëzuara nga SPAK përmbajnë informacione të rreme mbi ndryshimin e destinacionit të pronës.
Malltezi thekson se në dosje është e qartë që ndryshimi i destinacionit të pronës është bërë më 8 Qershor të vitit 2006 nga kryebashkiaku i asaj kohe, Edi Rama, dhe jo më 21 Nëntor të vitit 2006, siç pretendon SPAK. Ai ka publikuar dokumentet përkatëse për të mbështetur pretendimet e tij dhe për të hedhur dritë mbi çështjen, duke i kërkuar drejtësisë që të rishikojë dhe të sqarojë faktet.
Postimi i plotë:
Prokuroret politike te #spak jane kthyer ne vegla te Edi Rames dhe krejt palaco. Kane lene ne akuze genjeshtrat e trasha sikur destinacionin e ndryshoi Berisha me 21.11.2006 kur e kane ne dosje qe e ndryshoi Edi Rama me 08.06.2006.
Biles e ndryshuan qysh me 12.05.2006 me vendim te keshillit teknik te KRRT (10 drejtore te Edi Rames) pa asnje kerkese te pronareve te tokes dhe para se pronaret e tokes te lidhnin kontrate me kompanine e ndertimit (vol.15 fq.10).
Plus, kur me thirren me 25.01.2024 une depozitova harten me ngjyra dhe vendimin nr. 238 te KRRT date 27.12.2008 me te cilin Edi Rama miratoi zonimin funksional te kompanise Urbaplan dhe e ndryshuan destinacionin e pjeses tjeter ne “zhvillime te reja me parametra te larte urbane” – kur shoh sot tek akuza kane lene qe pjeses tjeter ia ndryshoi Berisha ne 2013!
Po ketyre dokumenteve si tia bejme pa mire?
Mashtrues ordiner qe genjejne e fshehin dokumente.
Dividentin duan ta quajne rryshfet! Por eshte per guinness se thone qe Berisha i ndihmoi ne 2006-2009 por Malltezi mori divident ne 2017! 10 vjet me pas!