Thatësira në lumin Danub ka nxjerrë rrënojat e anijes gjermane të Luftës së Dytë Botërore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rrënojat e anijeve naziste të mbytur në lumin Danub gjatë Luftës së Dytë Botërore janë shfaqur pranë qytetit port lumor të Serbisë Prahovo, pas thatësirës ekstreme që ka përfshirë vendin, duke ulur nivelin e ujit.

Katër anije që datojnë para vitit 1950 kanë dalë gjithashtu në dritë në Parkun Kombëtar Danube-Drava të Hungarisë pranë Mohacs, ku niveli i ujit ishte vetëm 1.5 metra.

Anijet e zbuluara në Prahovo ishin midis qindra anijeve që u shkatërruan përgjatë Danubit nga flota naziste e Gjermanisë në vitin 1944, ndërsa ata u tërhoqën nga forcat sovjetike që avanconin, duke shkatërruar vetë anijet. Dalja e rrënojave të anijeve të shkatërruar pengojnë lundrimin e anijeve të sotme përgjatë lumit

Danubi shënoi rekordin më të ulët historik të thellësisë së tij gjatë thatësirave me 1.17 metra në Budapest. Gjatë përmbytjeve, Danubi ngrihet më shumë se 6 metra.

“Evropa Lindore po përjeton kushte kritike thatësire që po prekin të korrat dhe vegjetacionin”, tha shërbimi evropian i klimës Copernicus.

Share This Article