Legjenda e muzikës rock Jon Bon Jovi është vënë në qendër të të gjitha mediave botërore së fundmi.
Sipas një deklarate të policisë në Nashville, këngëtari arriti të shmang një tragjedi ditën e djeshme (11 shtator) duke bindur një grua që të mos hidhej nga ura.
Një zëdhënës i Departamentit të Policisë së Metrosë në Nashville i tha CNN se gruaja, emrin e së cilës nuk po e publikojnë, u dërgua në një spital lokal për trajtim dhe vlerësim.
Sipas videos, Bon Jovi dhe asistenti i produksionit po ecnin në urë kur vunë re situatën. Ishte asistentja e këngëtarit e cila filloi bisedën me gruan ndërsa Bon Jovi u bashkua disa minuta mëpas.
Pas dialogut, gruaja iu drejtua atyre, të cilët e ndihmuan të kthehej në anën e sigurt të parmakut. Pasi ishte e sigurt , Bon Jovi përqafon gruan.
Mediat lokale shkruajnë se Bon Jovi ishte në urë duke filmuar një videon për këngën e tij The People ‘s House .
Deri më tani këngëtari nuk ka bërë asnjë deklaratë publike për ngjarjen.
Bon Jovi ka përvojë dhe trajnim për të ndihmuar individët në kohë krize falë fondacionit të tij JBJ Soul, të cilin e filloi në 2006.
Fondacioni, sipas faqes së tij të internetit , punon “për të thyer ciklin e urisë, varfërisë dhe të pastrehëve” përmes programeve të ndryshme dhe mbështetjes së organizatave me bazë në komunitet.