• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, June 1, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Europa në luftë me emigracionin? Scholz paralajmëron pikë kthese në politikat e azilit, mbështetet nga Orban

Europa në luftë me emigracionin? Scholz paralajmëron pikë kthese në politikat e azilit, mbështetet nga Orban

by albnews
14 September, 2024
in Bota
0
78
VIEWS

Më pak migrim është synimi i disa vendeve të BE-së. Hungaria po vepron ilegalisht. Lavdërimi helmues i Orbanit për Scholz-in dhe qeverinë gjermane.

Gjermania do të futë kontrollet e kufijve të jashtëm nga e hëna (16 shtator) për të parandaluar futjen e migrantëve ilegalë në Gjermani. Është kjo pjesë e një “kthese të madh” në politikën e azilit politik të kancelarit gjerman, socialdemokratit Olaf Scholz. Këtë e konfirmoi ai edhe vetë në Bundestag të mërkurën (11 shtator). Megjithatë thuhet se nuk duhet të ketë kthim masiv prapa të azilkërkuesve nga kufijtë me Austrinë, Poloninë apo Francën. Opozita kritiandemokrate ka propozuar kthimin e të gjithë atyre që nuk kanë te drejtë azili menjëherë në kufi. Sipas ministres së Brendshme gjermane Nancy Faeser(SPD), veprime të tilla do të nënkuptonin shkelje të ligjeve aktuale dhe Marrëveshjes së Dublinit.

Orban mbështet Scholzin
Kancelari Scholz mori duartrokitje për masat e propozuara edhe nga kryeministri hungarez Viktor Orban, i cili prej vitesh po përpiqet të ndalojë flukset e migracionit drejt Hungarisë. Hashtagu “StopMigration” thekson postimin e Orbanit në rrjetin social X, ku ai i drejtohet Scholz-it: “Mirë se erdhe në klub, por ky politikan nacional-konservator nuk e ka sqaruar se për cilin klub bëhet fjalë.

Brenda Bashkimit Evropian, Orbán është i vetmi anëtar i “klubit” që dëshiron të ndalojë plotësisht migrimin. Hungariaka vite që ka shkelur sistematikisht ligjet evropiane, gjë që është konfirmuar vazhdimisht nga Gjykata Evropiane që nga viti 2015.

Në qershor të këtij viti, Gjykata e gjobiti qeverinë hungareze me 200 milionë euro, për shkak se Orbán refuzoi të zbatonte vendimin e vitit të kaluar, sipas të cilit Hungaria duhej të pezullonte praktikën e lejimit të kërkesave për azil vetëm në ambasadat hungareze në Serbi apo Ukrainë. Sipas ligjeve aktuale të Bashkimit Evropian, kërkesa mund të paraqitet në kufi. Orban nuk e pranoi këtë vendim të gjykatës dhe nuk e pranoi gjobën. Kjo është arsyeja pse Komisioni Evropian ndoshta do të reduktojë fondet e ndara për Hungarinë në buxhetin e Bashkimit Evropian javën e ardhshme. Gjykata Evropiane ka caktuar një milion euro gjobë për çdo ditë moszbatimi të vendimit.

Orban këmbëngul për një zgjidhje kombëtare
Javën e kaluar, gjatë një diskutimi në qytetin italian Cernobio, kryeministri hungarez deklaroi se Hungaria, si anëtare e Bashkimit Evropian, mund të vendosë për politikën e saj të migracionit dhe azilit. Ai shtoi se kundërshton përzierjen e qytetërimeve të ndryshme: “Disa gjëra nuk duhet të vendosen në Bruksel. Kush mund të vendosë nëse një vend mund apo nuk mund të jetojë me emigrantë? Kjo duhet të vendoset nga populli dhe udhëheqësit e zgjedhur, jo nga qendra imperialiste e integrimit të detyruar.” Viktor Orbán, përveç kësaj, ka qenë në pushtet më gjatë nga të gjithë kolegët e tij në Union. Vendi i tij ka mangësi serioze në sundimin e ligjit. Gjithashtu, ai injoron faktin se politika e azilit është përgjegjësi e gjyqësorit europian dhe jo atij kombëtar.

Hungaria ka mbyllur hermetikisht kufirin me Serbinë, që është edhe kufiri i jashtëm i Bashkimit Evropian, me gardh dhe tela me gjemba. Zonat e tranzitit u krijuan në “tokën e askujt”, ku aplikantët për azil politik ndonjëherë ndaloheshin për muaj të tërë gjatë procedurës aë azilkërkimit. Kjo praktikë u shpall e paligjshme nga Gjykata Evropiane dhe kërkoi pezullimin e saj. Por Viktor Orbán ia arriti qëllimit. Vitin e kaluar, vetëm pesë persona morën azil politik në Hungari. Aktualisht në vend janë në proces 15 procedura të personave që kanë kërkuar azil.
Sa më pak ardhje
Ndërkohë numri i njerëzve që vijnë në Hungari për të aplikuar për azil është jashtëzakonisht i ulët. Kancelari gjerman Olaf Scholz po ashtu dëshiron që ky numër të reduktohet ndjeshëm edhe në Gjermani. Në maj të këtij viti, në Gjermani ishin 365.000 procedura në vazhdim. “Ne duhet të jemi në gjendje të zgjedhim se kush do të hyjë në Gjermani. E them qartë këtë. Kjo përfshin menaxhimin e suksesshëm të migracionit të parregullt, uljen e numrit të atyre që mbërrijnë në vend në mënyrë të parregullt, si dhe kthimin e atyre që nuk mund të qëndrojnë”, tha Scholz në Bundestag. Trendi po shkon drejt pozicionit hungarez – më shumë kontroll dhe më pak ardhje, por mjetet nuk janë të krahasueshme.

Kufiri i jashtëm

Në nivel të Bashkimit Evropian, shtetet anëtare, përfshirë Hungarinë, përfunduan një “Pakt të Migracionit”. Komisionerja përgjegjëse, Ylva Johansson thotë se kjo marrëveshje synon të ulë numrin e të ardhurve dhe të rritë numrin e kthimeve dhe deportimeve. Është planifikuar që procedurat e vendimmarrjes për kërkesat për azil të përshpejtohen dhe, nëse është e mundur, të zhvendosen në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian, në qendra të mbyllura pritëse, të ngjashme me zonat e tranzitit. hungarez.

E drejta bazë për azil do të ishte ende e garantuar. Vendet e mbingarkuara, si Italia dhe Greqia, mund të transferojnë një numër të caktuar aplikantësh në shtetet e tjera anëtare. Duke marrë parasysh që kërkohet solidariteti dhe pranimi i njerëzve që kërkojnë ndihmë, Hungaria tani refuzon të pranojë dhe të zbatojë Paktin e Migracionit. Kryeministri hungarez, Orban gjithsesi nuk dëshiron t’i bashkohet këtij klubi të Bashkimit Evropian. Krahas kësaj, ai kërcënon se do t’i vendosë në autobusë ata pak refugjatë që kanë ardhur në Hungari dhe do t’i transportojë në Bruksel, për t’ua dorëzuar institucioneve të Bashkimit Evropian. Të martën (10 shtator), Komisioni Evropian e kundërshtoi këtë kërcënim duke e quajtur si shkelje të të gjitha rregullave.

Kontrollet e reja kufitare të Gjermanisë janë kritikuar nga politikanët e vendeve të tjera. Kryeministri polak, Donald Tusk, e quajti të papranueshëm kthimin e mundshëm të azilkërkuesve nga kufiri gjermano-polak. Ligjërisht, kthimet nga kufiri janë të mundshme nëse personi nuk aplikon për azil në Gjermani dhe nuk ka një vizë të vlefshme. Kancelari austriak Karl Nehammer njoftoi se, nëse është e nevojshme, edhe Austria do të kthejë njerëzit nga kufiri dhe nuk do të lejojë hyrjen e tyre në Austri. Ai e quajti “kokëfortë” interpretimin gjerman të azilit dhe masat e reja./DW

Previous Post

Lirimi i parakohshëm i të burgosurve ishte i pashmangshëm, por shumë gra në MB tani po jetojnë me frikë

Next Post

Lagjet e Tiranës me kazane të tejmbushura, landfilli i Sharrës në gjendje emergjence

albnews

albnews

Related Posts

Momente dramatike në brigjet e Spanjës – anija përmbyset me migrantë, të paktën shtatë të vdekur
Bota

Momente dramatike në brigjet e Spanjës – anija përmbyset me migrantë, të paktën shtatë të vdekur

31 May, 2025
Çfarë i ndodhi Elon Musk? Me sy të mavijosur në zyrën e Trump
Bota

Çfarë i ndodhi Elon Musk? Me sy të mavijosur në zyrën e Trump

31 May, 2025
“Evropë, tani është problemi jot”, Trump mund të largohet nga bisedimet Ukrainë-Rusi
Bota

“Evropë, tani është problemi jot”, Trump mund të largohet nga bisedimet Ukrainë-Rusi

30 May, 2025
Next Post
Lagjet e Tiranës me kazane të tejmbushura, landfilli i Sharrës në gjendje emergjence

Lagjet e Tiranës me kazane të tejmbushura, landfilli i Sharrës në gjendje emergjence

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Momente dramatike në brigjet e Spanjës – anija përmbyset me migrantë, të paktën shtatë të vdekur

Momente dramatike në brigjet e Spanjës – anija përmbyset me migrantë, të paktën shtatë të vdekur

31 May, 2025
“Defender Europe 2025” vlerësohet si moment historik për ushtrinë e Kosovës

“Defender Europe 2025” vlerësohet si moment historik për ushtrinë e Kosovës

31 May, 2025
Zbulohet ilaçi i ri kundër kancerit që dyfishon mbijetesën

Zbulohet ilaçi i ri kundër kancerit që dyfishon mbijetesën

31 May, 2025
Superkompjuteri zgjedh formacionin e kombinuar për finalen e Ligës së Kampionëve

Superkompjuteri zgjedh formacionin e kombinuar për finalen e Ligës së Kampionëve

31 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4767 shares
    Share 1907 Tweet 1192
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2420 shares
    Share 968 Tweet 605
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1877 shares
    Share 751 Tweet 469
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1820 shares
    Share 728 Tweet 455
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1703 shares
    Share 681 Tweet 426
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM