Përmbytjet shembin murin e burgut, arratisen 280 të dënuar

albnews
By
1 Min Read

Më shumë se 280 të dënuar janë arratisur nga një burg në Nigeri, pasi përmbytjet dëmtuan rëndë dhe shembën një mur në institucionit të ekzekutimit të vendimit penal ku ata qëndronin.

Sipas raportimeve paraprake, të burgosurit kishin më shumë se 4 ditë që largoheshin nga burgu, por ngjarja u zbulua nga autoritetet vetëm në fundjavë.

Deri në këto momente raportohet se janë kapur vetëm 7 të arratisur, ndërsa pjesa tjetër ka humbur gjurmët.

Share This Article