Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të së enjtes në Has. Policia bën të ditur se një banesë është përfshirë nga flakët dhe për pasojë kanë humbur jetën djali dhe nëna e tij.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00, në fshatin Nikoliq, ndërsa viktimat janë shtetasi R. L. dhe nëna e tij, shtetasja F. L., ndërsa bashkëshortja e shtetasit R. L., shtetasja A. L., ka mundur të dalë nga banesa.
“Rreth orës 02:00, në fshatin Nikoliq, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R. L.
Si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasi R. L. dhe nëna e tij, shtetasja F. L., ndërsa bashkëshortja e shtetasit R. L., shtetasja A. L., ka mundur të dalë nga banesa.
Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.