ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: Nuk donin të linin “patllaken” tek dera… 2 hours ago
Ndotja nga Metalurgjiku në Elbasan, 16 të arrestuar, 8 aksionerë në kërkim 2 hours ago
TRAGJEDI NË AUSTRALI/ Të shtëna në plazhin e Sidneit, 10 viktima, mbi 18 të plagosur 3 hours ago
Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës 8 hours ago
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe 8 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Homazhe në Kuvendin e Shqipërisë për politikanin e ndjerë Gerti Bogdani

albnews by albnews
19 September, 2024
in Albania
0
Homazhe në Kuvendin e Shqipërisë për politikanin e ndjerë Gerti Bogdani
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Janë mbajtur në hollin e Kuvendit të Shqipërisë homazhet për nder të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, të ndarë nga jeta një ditë më parë për shkak të një arresti kardiak.

Familjarë, miq e kolegë të 44-vjeçarit nderuan figurën e politikanit dhe i shprehën nugshëllimet familjes për humbjen e parakohshme të njeriut të tyre të dashur.

RelatedPosts

Policia britanike kërkon ndihmë për të gjetur Blerimin e shpallur në kërkim, komentet e shqiptarëve ‘thyejnë’ rrjetin: Në Bathore City me do kusho… 

“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: Nuk donin të linin “patllaken” tek dera…

Ndotja nga Metalurgjiku në Elbasan, 16 të arrestuar, 8 aksionerë në kërkim

Homazhe në Kuvendin e Shqipërisë për politikanin e

“Gerti vërtet sot udhëton drejt parajsës, por me atë bindjen e madhe që ai dinte dhe kishte ndërtuar parajsën e tij të vogël, në familjen e tij, në shoqërinë e tij”, tha për mediat nënkryetari i PD, Luçiano Boçi. “Pse jo edhe te imponimi që sillte në Kuvendin e Shqipërisë si zë i fortë, me imponimin që sillte me zërin e tij në politikën shqiptare dhe me zërin e tij si njeri, shembull i të rinjve që duhet të ndërtojnë një karrierë politike të ndershme dhe të përkushtuar siç e kishte Gerti Bogdani. Vërtet unë nuk e besoj ende, dhe të gjithë kolegët nuk e besojnë, ai do mbetet në kujtimet tona, ndoshta kujtimet nuk mjaftojnë dhe do donim që Gerti të ishte mes nesh, por ja që Zoti që bën shumë veprime të drejta, duket sikur sot na fut në atë meditimin se pse Gerti duhej të ikte kaq i ri dhe në kulmin e karrierës së tij politike dhe në kulmin e lumturisë së tij familjare. Por, fatet ndonjëherë janë të tilla dhe detyra jonë është që ta nderojmë, ta respektojmë, ta mbajmë gjithmonë gjallë kujtimin e tij. Lamtumirë Gert në emër të familjes sonë politike”.

Homazhe në Kuvendin e Shqipërisë për politikanin e

Kush ishte Gerti Bogdani?

I lindur në Tiranë më 1980 dhe i diplomuar në Universitetin Politeknik të Nju-Jorkut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bogdani nis angazhimin në politikë në vitin 2005.

Në vitin 2007, nis detyrën si Sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë i PD, detyrë që mbajti deri në vitin 2019. Po në vitin 2007 kandidoi në Zgjedhjet Vendore, duke u zgjedhur kryetar i Minibashkisë numër 10 në kryeqytet.

Në vitin 2009, Gerti Bogdani, kandidoi në Zgjedhjet Parlamentare të 28 qershorit 2009 dhe zgjidhet deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë. Në vitin 2013 fiton një mandat të dytë si deputet i PD. Gjatë dy mandateve parlamentare shërben në komisionin e Integrimit Europian dhe në komisionin e Medias.

Bogdani ishte martuar me aktivisten Edlira Çepani dhe kishte dy fëmijë.

Reagimet pas ndarjes nga jeta të Gerti Bogdanit

Sali Berisha ka reaguar për ndarjen nga jeta në mënyrë të papritur të ish-deputetit demokrat, Gerti Bogdani si pasojë e infarktit. Berisha u shpreh se ky ishte një lajm shokues jo vetëm për të, por për të gjithë demokratët, ndërsa vlerësoi Bogdanin, shkruan A2 CNN.

“Lajm shokues, Gerti Bogdani ka qenë dhe do mbetet në memorien time. Njëri nga personalitetet e reja të PD-së më te njohura, më te shquara. Ai ka qenë një politikan, demokrat, me dinjitet me formim, me përgatitje, me ndershmëri në shkallën më të lartë. Kjo është një humbje e madhe për PD, por është një humbje e vërtetë për shoqërinë shqiptare. Gerti Bogdani ishte pasardhës i një familje të shquar, i shkolluar me rezultate më të larta, në shkollat më të mira në SHBA. Ai, midis një të ardhmeje në vendin që u shkollua dhe kontributit të vendit për PD, zgjodhi këtë të fundit. Ky lajm shokues, për mua dhe për çdo demokrat, më erdhi në këtë moment si rrufe në qiell të hapur. Dy net më parë e kam ndjekur në një studio televizive, mendoj se ka qenë një njeri që njoh unë, i cili te çdo qytetar dhe qytetare ka lënë vetëm përshtypje pozitive”, tha Berisha.

Homazhe në Kuvendin e Shqipërisë për politikanin e

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani.

“Thellësisht i trishtuar nga lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gert Bogdani”, tha Meta, shkruan A2 CNN. “Gjatë gjithë angazhimit të tij politik, ai krijoi një model pozitiv për të rinjtë duke i nxitur të jenë pjesë e vendimmarrjes”.

Ish-presidenti shprehu ngushëllimet për bashkëshorten Edlira dhe të afërmit e Bogdanit, për humbjen e njeriut të tyre të dashur. “I paharruar kujtimi i tij! Të prehet në paqe!”, tha Meta.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një mesazhi për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani. “Keqardhje për ndarjen kaq të parakohshme nga jeta dhe ngushëllime bashkëshortes e familjes Bogdani”, shkruan Rama në një postim në Facebook.

Sipas burimeve të A2 CNN, Bogdani u nda nga jeta pasi pësoi infarkt. Edhe pse u transportua me urgjencë për në Qendrën Spitalore Nënë Tereza Spital, nuk ia doli.

Në një njoftim zyrtar, Policia e Tiranës tha se Bogdani u gjet pa ndjenja, rreth orës 11:30, në ambientet e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: Nuk donin të linin “patllaken” tek dera…

“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: Nuk donin të linin “patllaken” tek dera…

14 December, 2025
Ndotja nga Metalurgjiku në Elbasan, 16 të arrestuar, 8 aksionerë në kërkim

Ndotja nga Metalurgjiku në Elbasan, 16 të arrestuar, 8 aksionerë në kërkim

14 December, 2025
TRAGJEDI NË AUSTRALI/ Të shtëna në plazhin e Sidneit, 10 viktima, mbi 18 të plagosur

TRAGJEDI NË AUSTRALI/ Të shtëna në plazhin e Sidneit, 10 viktima, mbi 18 të plagosur

14 December, 2025
Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

14 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result