Shkon në 50 numri i të vdekurve në varrimin e Soleimanit

albnews
By
1 Min Read

Pesëdhjetë njerëz janë mbytur dhe më shumë se 200 të tjerë janë lënduar nga turma, derisa qindra-mijëra iranianë u mblodhën për varrosjen e komandantit udhëheqës, Qasim Soleimani, i vrarë nga një sulm amerikan.

Vdekjet në qytetin e tij të lindjes në Kerman, bënë që ceremonia mortore të shtyhej.

Miliona njerëz mendohet  se kanë mbushur rrugët për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish komandantit.

Derisa autoritete rianiane kanë konfirmuar vdekjen dhe plagosjen e qyetarëve gajtë funeralit, nuk kanë bër ëtë ditur arsyet që kanë shkaktuar këtë tragjedi.

Vrasja e Soleimanit ka ngjallur frikën e një konflikti midis SHBA-së dhe Iranit.

Kreu i forcës Kuds ishte i ngarkuar me mbrojtjen dhe projektimin e interesave iraniane jashtë vendit, dhe u përshëndet si hero nga shumë njerëz në vendlindjen e tij. Menjëherë pas vdekjes së tij, Irani kërcënoi me hakmarrje.

Share This Article