Presidenti i SHBA Donald Trump po i drejtohet vendit me një fjalim pas aktit të Iranit, i cili hodhi më shumë se një duzinë raketash balistike në të paktën dy baza ajrore irakiane që strehojnë trupa amerikane.
Besohet se Irani qëllimisht u përpoq të shmangë viktimat ushtarake amerikane në sulmet e tij me raketa ndaj bazave, sipas burimeve të qeverisë amerikane dhe atyre evropiane.
Burimet e paidentifikuara, që kanë dijeni për vlerësimet e inteligjencës, thanë të mërkurën se iranianët mendohet t’i kenë kalibruar sulmet në mënyrë të tillë që të mos goditeshin forcat amerikane, për të shmangur një shkallëzim të krizës.
Presidenti Trump, shkroi në rrjetin twitter më pas se “Gjithka është mirë! Irani hodhi raketa në dy baza ushtarake në Irak. Është duke u bërë vlerësimi për viktimat dhe dëmet. Deri tani, mirë! Ne kemi ushtrinë më të fuqishme dhe më të pajisur në botë, shumë më tepër se kushdo! Do të bëj një deklaratë nesër në mëngjes.”