Albania
Grida Duma: Ndodhi dënimi, kënaquni! Habit Vangjeli: E keni gabim, do doja të isha avokat i Salianjit, po bën burg për…
Analisti Lorenc Vangjeli i ftuar në studion e Top Story, në një temë kushtuar dënimit të deputetit të PD, Ervin Salianji, deklaroi se do të donte të ishte avokat i tij, sepse sipas tij Salianji është viktimë dhe jo fajtor.
Grida Duma: Ndodhi dënimi, kënaquni se e keni arritur. Jeni mirë sonte…
Vangjeli: Më duhet t’ju korrigjoj dhe kundërshtoj, do t’ju them të kundërtën.E kam konsideruar një gjë të tillë si ‘fake neës’ që në audio përgjim ishte kapur vëllai i ish-ministrit të brendshëm.
Grida Duma: Pra nuk ishte ajo?
Vangjeli: M’u rikujtuan orë debatesh. Kam qenë gjithmonë përballë Salianjit. E kam paralajmëruar që në ditën 0 që do jesh ti në atë derë. Nuk kisha fakte, por e bëra duke vënë në punë një instrument, logjikën. Logjika më thotë që kemi një akuzë, ka një komplot, që të gjithë së bashku tentonin të çonin 35 kg canabis sativa në Itali. Nuk do kishte asnjë skafist në Vlorë për aq kanabis. Kam përshtypjen që edhe zoti Fatmir Xhafaj nuk e ka hapur shampanjën e hidhur të hakmarrjes.
Grida Duma: Pra është çështje hakmarrje?
Vangjeli: Instrumenti im logjik më thotë se mes miqve të Salianjit ka shumë që duartrokasin. Unë do doja të isha avokat i Salianjit, sepse në dilemën është fajtor apo viktimë, është viktimë.
Grida Duma: Je me të se ke mëshirë?
Vangjeli: Jo, është viktimë sepse po bën burgun e tjetërkujt.
Grida Duma: Duhej bërë?
Vangjeli: Jo jo, ka një monument imoraliteti dhe tradhtie, është një histori që nuk ka filluar nga Salianji, kishte kohë që ishte në zyrat e PD, dhe për zot i doli Bardhi dhe Alibeaj. Kur e kuptuan se po shkelnin në dërrasë të kalbur doli në skenë Salianji. E lanë shokët vetëm. Kam kurajo ta them këtu, por nuk e di vetëm unë. Po i kërkohet të bëj burgun e dikujt tjetër.
Albania
Veliaj dhe Meta urojnë Vitin e Ri 2026 nga qelia, me mesazhe shprese dhe bashkimi
Dy figura të politikës shqiptare, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kanë përcjellë urimet e tyre për Vitin e Ri 2026, edhe pse ndodhen në paraburgim.
Erion Veliaj iu drejtua qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë me një mesazh të gjatë e emocional, ku uroi shëndet, lumturi, arritje dhe shpresë për vitin e ri. Në fjalën e tij, ai vuri theks të veçantë te solidariteti dhe mbështetja për shtresat më në nevojë të shoqërisë.
“Një urim zemre për të pamundurit, për të sëmurët, për ata që ndihen të braktisur, për familjet në vështirësi, për emigrantët që punojnë me djersë larg shtëpisë – ju uroj forcë dhe ngrohtësi këtë vit të ri.”, shkruan Veliaj.

Ndërkohë, edhe ish-presidenti Ilir Meta përcolli një mesazh urimi për qytetarët shqiptarë, duke u dëshiruar shëndet, paqe, gëzim dhe mbarësi. Meta e përshkroi vitin 2026 si “vitin e bashkimit, të guximit qytetar dhe të ringjalljes së shpresës”, duke nënvizuar nevojën për përballje të vendosur me sfidat dhe angazhim për një Shqipëri më të drejtë, më sociale dhe më njerëzore. Ai theksoi rëndësinë e barazisë para ligjit, respektimit të lirive dhe dinjitetit njerëzor, si dhe krijimit të mundësive që çdo qytetar të jetojë me siguri dhe mirëqenie në vendin e tij.

Albania
Bebet e para të 2026! Dy vajza lindin në maternitetet e Tiranës
Dy vajza janë bebet e para të lindura në Shqipëri në vitin 2026. Njëra erdhi në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ndërsa tjetra në maternitetin “Koço Gliozheni”.
Albania
Kisha Ortodokse nesër shërbesë për Vitin e Ri, përkon me 70-vjetorin e kryepeshkopit Joan
Të enjten më 1 janar 2026 në kishat ortodokse të Shqipërisë do zhvillohet Liturgjia e Shenjtë për kremtimin e Shën Vasilit. 1 janari përkon edhe me fillimin e vitit të ri kalendarik, teksa do të zhvillohet edhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri, një lutje specifike e kishës ortodokse.
Në Tiranë, ceremonia do zhvillohet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe do fillojë në orën 08:00 të mëngjesit.
Gjithashtu, 1 janari përkon edhe me ditëlindjen e 70-të të Kryepeshkopit Joan, me Kryebariun e kishës që do drejtojë Shërbesën e Shenjtë në Tiranë. Pas Liturgjisë Hyjnore do ketë dhe pritje te Qendra Sinodike.
“Të dashur besimtarë, ju njoftojmë që ditën e enjte më 1 JANAR 2026, ora 8:00, do të zhvillohet Liturgji Hyjnore në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë. Këtë ditë kremtojmë Rrethprerjen në mish të Zotit tonë Jisu Krisht, Shën Vasilin e Madh dhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri”, njofton Kisha Ortodokse.
-
Albania1 day ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK3 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania3 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania5 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK5 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
UK24 hours agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
Sports3 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
