Një shpatë mbi 3 mijë vjeçare me emrin e faraonit Ramses të gdhendur është gjetur pranë Deltës së Nilit. Në të ka edhe një nënshkrim tjetër që lë të kuptohet që i është dhuruar dikujt.
Ka qenë një grup arkeologësh të Ministrisë së Antikiteteve të cilët kanë bërë të ditur se e zbuluan këtë armë në bronz në afërsi të fortesës Tell Al-Abqain, rreth 50 km në jug të Aleksandrisë.
Zbulimi konsiderohet i pazakontë edhe për vendin e gjetur, që duket se shërbente si një magazinë për vendosjen e sendeve të ndryshme.
Në brendësi gjithashtu kanë dalë në dritë edhe furra antike në formë cilindrike në qeramike, enë që shërbenin për të gatuar por edhe për të ruajtur ushqimin, në të cilat janë gjetur gjurmë ushqimesh me bazë peshku dhe kocka kafshësh, gjë që sipas arkeologëve të bën të mendosh se ishte dhe një lloj mense.
Për eksperten e kulturës egjiptiane pranë Universitetit Oxford Elisabeth Frood, kjo shpatë, pavarësisht se me emrin e gdhendur, mendohet t’i jetë dhuruar dikujt, që padyshim kishte një rang të lartë në hierarkinë shtetërore të Egjiptit të lashtë.
Ramses the Great, Ramses është padyshim sovrani më i pushtetshëm i Egjiptit të lashtë dhe jetoi nga 1303 -1213 p.e.s, duke qëndruar nën drejtimin e vendit mbi 65 vjet, më jetëgjati edhe në këtë kontekst, por edhe me familjen më të zgjeruar ku numeroheshin dhjetëra bashkëshorte dhe rreth 100 fëmijë.
Gjatë mbretërimit të tij vendi arriti majën më të lavdishme, me territorin më të zgjeruar, e la pas disa nga simbolet më domethënëse për vendin ende sot, përfshirë Sfinskin. Erdhi në fron në moshën 25-vjeçare, në një kohë lulëzimi për Egjiptin e lashtë.
Kishte vizionin e superfuqisë, ndjesia e madhështisë u pasqyrua edhe në veprat monumentale që edhe sot janë kolona të jashtëzakonshme të shkëlqimit të Egjiptit Antik, ndër to Abu Simbel, por themeloi edhe një kryeqytet të ri me emrin Pi-Ramses, që do të thotë Shtëpia e Ramses.
Dy ishin arsyet, për të forcuar rajonin e lindjes, por edhe për të mbajtur nën vëzhgim kufijtë lindorë të mbretërisë nga rreziqet e pushtimeve.
Për historianët, pushteti i tij i madh, ndër të tjera edhe personazh biblik, pasi qe Faraoni që për mizoritë ndaj popullit izraelit u ndëshkua edhe me 9 Plagët, i ka shtyrë që të rindërtonin edhe fytyrën e tij me ndihmën e teknologjisë. Mumja e tij u zbulua në 1881 dhe ruhet në Muzeun Kombëtar të Civilizimit egjiptian në Kajro.
Ndërtimi i imazhit të tij u realizua nga një bashkëpunim i John Moores University i Liverpool, Universitetit të Kajros por edhe ekspertë dhe docent të mumjeve e radiologjisë.
U desh një punë 3-mujore, me imazhe të gjeneruara në kompjuter që riprodhuan grafikisht në 3D konsistencën e detajeve të pjesës kockore dhe strukturës muskulare e deri të tekstura e lëkurës, ngjyrës së syve dhe te flokëve.