Bashkimi Evropian nisi sot punimet për të përcaktuar vijat e kuqe dhe objektivat e tij, në negocimin e marrëdhënies së tij pas Brexit me Britaninë e Madhe.
Përfaqësuesit e vendeve anëtare kanë parashikuar të takohen intensivisht në Bruksel, deri në largimin e britanikëve nga BE, i parashikuar më 31 janar, me qëllim identifikimin e çarjeve të mundshme në unitetin evropian me fillimin e negociatave tregtare me Londrën.
Këto bisedime duhet të orientojnë Komisionin, i ngarkuar t’u paraqesë vendeve anëtare një mandat negocimi, që e autorizon atë të veprojë në emër të tyre.
Sipas dy burimeve evropiane, ky mandat do t’u paraqitet kryeqyteteve menjëherë pas largimit konkret të Britanisë së Madhe, domethënë me 1 shkurt.