Milan u mposht nga Fiorentina me rezultatin 2-1, në duelin e vlefshëm për javën e shtatë të Serisë A.
Një duel dramatik me 3 penallti të humbura, teksa në fund ishin vendasit ata që festuan, me heroin David De Gea, i cili arriti të priste dy 11-metërsha.
Penalltinë e parë të ndeshjes e humbi Kean, në minutën e 22, me Maignan që i gjeti krahun dhe kontrolloi topin, ndërkohë që në minutën e 35 Adli i dhuroi avantazhin skuadrës vjollcë.
Në minutën 45, Theo Hernandez gaboi 11-metërshin, me De Gea që bëri një pritje fantastike. Në minutën e 56, kuqezinjtë fituan edhe një tjetër 11-metërsh, e cila u prit sërish nga De Gea, pas gjuajtjes së Abraham.
Gjithsesi, në minutën e 60 Milan barazoi me Pulisic, por skuadra e Palladinos nuk u dorëzua dhe gjeti golin e fitores në minutën e 73 me Gudmundson.
Kjo ishte humbja e dytë në kampionat për Milanin, që e sheh veten aktualisht në vendin e gjashtë, me 11 pikë.