Gjeneralmajor Enrico Barduani është komandanti i ri i KFOR-it, misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë. Përmes një ceremonie të veçantë në bazën kryesore të KFOR-it në Prishtinë, u bë ndërrimi i komandës nga gjeneralmajori turk Ozkan Utulash tek gjeneralmajor italian Barduani.
Në ceremoni morën pjesë edhe krerët më të lartë të shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministra dhe përfaqësues institucionale e fetarë dhe ambasadorë të vendeve të NATO-s të akredituar në Prishtinë.
Për shërbimin e tij në Kosovë, përkushtimin për një rajon ne paqe, të sigurt dhe me stabilitet, gjeneralmajor Utulash u nderuar me medalje nga presidentja Vjosa Osmani, NATO dhe Ushtria italiane. Në emër të popullit të Kosovës, Osmani shprehur mirënjohje për forcat e KFOR-it në misionin e tyre për të mbajtur Kosovën një vend të sigurt.
Osmani i shprehur falënderimet në turqisht për ish-komandantin Utulash ndërsa i uroi mirëseardhje në italisht komandatit të ri Barduani.
Në adresimin e tij të parë si komandant i KFOR-it, gjeneralmajor Barduani tha se përkundër që KFOR ka përmbushur me sukses misionin e saj në gjithë këto vite, për shkak të zhvillimeve të sigurisë në të gjithë botën, ka ende sfida për të cilën kërkoi bashkëpunimin e të gjithëve për t’i tejkaluar.