Pavarësisht vendimit të gjykatës së Romës për moslejimin e qëndrimit të emigrantëve në Gjadër, qeveria italiane mesa duket ka vendosur të mos tërhiqet. Duke cituar mediat italiane, A2 raporton se javën e ardhshme pritet një transferim i ri emigrantësh këtë javë.
Kryeministrja ka thirrur për të hënën mbledhjen e këshillit të ministrave dhe siç raportojnë mediat italiane për të vijuar marrëveshjen me Italinë.
“Sepse kam ndërmend të eci përpara marrëveshjen me Shqipërinë. Italianët më kërkuan të ndaloja imigracionin ilegal: Do të bëj çmos për të kufizuar imigracionin ilegal masiv. Më vjen keq që në një kohë kur e gjithë Evropa po shikon me interes diçka që po bën Italia, ne po mundohemi si gjithmonë të shprehim në mënyrën tonë, por është një çështje që do të zgjidhet së shpejti”, deklaron Melon.
Kryeministrja Giorgia Meloni u shpreh menjëherë kundër gjykatësve të Romës, pikërisht në të njëjtën orë kur Salvini sulmonte ata të Palermos për gjyqin e Open Arms.
“Është shumë e vështirë të punosh kur ke edhe kundërshtime nga disa prej atyre institucioneve që duhet të të ndihmojnë t’u përgjigjesh problemeve të këtij kombi. Mendoj se vendimi i gjyqtarëve në Romë është një vendim paraprak”, tha Meloni një ditë më parë.
Anija e patrullës së Rojës Bregdetare me 12 emigrantët nga qendra italiane e paraburgimit të Shëngjinit është nisur nga Shqipëria për në Bari, pas vendimit të marrë të premten nga seksioni i emigracionit në gjykatën e Romës, që e konsideroi të pavlefshme mbajtjen në kampin e Gjadrit të tyre, me argumentin se nuk vijnë nga vende të sigurta.
Ata do të zbresin në Bari dhe, megjithëse kërkesa e tyre për azil është refuzuar. Emigrantët nga Bangladeshi dhe Egjipti do të kenë 14 ditë për të apeluar.