Ndërsa Apeli i Posacëm dha sot vendimin për ish kryeprokurorin Adriatik Llalla, ky i fundit duket të jetë larguar nga Shqipëria. Referuar burimeve të policisë, News 24 meson se ish prokurori Llalla është larguar nga Shqipëria javët e fundit. Po sipas të njëjtave burime, destinacioni i tij i parë, duke të jetë Turqia dhe nuk dihet nëse është larguar prej andej. Kujtojmë se avokati i ish kryeprokuroria tha në një prononcim për mediat në përfundim të pcoesit, se Adriatik Llalla është në regjim spitalor, por pa përcaktuar vendndodhjen e tij.