Skandali në Greqi/ Ekipi “Çamëria” nuk lejohet të përfaqësojë Shqipërinë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ekipi “Çamëria”, që përfaqëson Shqipërinë në futbollin amator, është ndaluar që të luajë ndeshjet në Greqi. Shteti helen nuk lejon skuadrën shqiptare që të luajë, në turneun që po mbahet në qytetin e Kretës.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Shoqata Patriotike “Çamëria” ka njoftuar se skuadra nuk lejohet të marrë pjesë për shkak të emrit dhe logos.

POSTIMI:

Ekipi “Çamëria”, që përfaqëson Shqipërinë në turneun ndërkombëtar të futbollit amator, është penguar të zhvillojë ndeshjet e parashikuara në turneun që po zhvillohet këto ditë në Kretë të Greqisë, me arsyetimin se emri i përfaqësimit të Shqipërisë nuk është i përshtatshëm.

“Çamëria” është pjesëmarrës në Socca Champions League, e cila po zhvillohet në Kretë nga data 17-20 Tetor. Ky ekip amator i futbollit merr pjesë rregullisht në kompeticionet jo-profesioniste, nën drejtimin e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Socca Albania, që përfaqëson Shqipërinë në Socca International.

Ditët e fundit, ekipi shqiptar ka luajtur në këtë turne ndërkombëtar, duke zhvilluar dy ndeshje – një të fituar dhe një të humbur. Sidoqoftë, ekipi, i drejtuar nga trajneri Irtan Sejko, është njoftuar nga organizatorët dhe drejtuesit e Socca International Federation se qeveria greke nuk lejon më përdorimin e emrit dhe logos “Çamëria.”

Lajmi për pjesëmarrjen e ekipit shqiptar në këtë turne ka tërhequr vëmendjen e mediave lokale në Kretë, të cilat kanë ngritur shqetësime lidhur me emrin e ekipit. Ky reagim duket se ka nxitur interesimin e autoriteteve greke, të cilat kanë nisur procedurat për pezullimin e pjesëmarrjes së ekipit. Ky incident mund të konsiderohet si pjesë e një vale të përsëritur ksenofobie nga ana e mediave dhe institucioneve greke ndaj shqiptarëve.

Share This Article