ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike 4 hours ago
Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së 4 hours ago
Centrali i parë i vogël bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar do të ndërtohet në Uellsin e Veriut 4 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 4 hours ago
Shërbesa e Krishtlindjeve e Catherine do të përfshijë yje, përfshirë Kate Winslet 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Orët e gjyqit të Metës e Kryemadhit, nga përplasja me Dumanin tek izolimi në “313”

albnews by albnews
23 October, 2024
in Albania
0
Orët e gjyqit të Metës e Kryemadhit, nga përplasja me Dumanin tek izolimi në “313”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ilir Meta, ish-president i Republikës së Shqipërisë, hipi në furgonin e togës së shoqërimit me një status që nuk e ka pasur asnjëherë në jetën e tij, atë të të paraburgosurit.

Gjykata e Posaçme la në fuqi masën “arrest në burg” të dhënë më herët ndaj tij, pas dyshimeve të SPAK se Meta në disa episode në detyrat shtetërore që ka mbajtur është korruptuar, ka pastruar para dhe ka fshehur pasuri.

RelatedPosts

E kërkon klubi i Serie A, Uzuni mund të braktisë SHBA-në për t’u rikthyer në Europë

Amerikanët demontuan farsën e Hagës: CIA nuk kishte asnjë të dhënë për krime lufte nga komandantët e UÇK

“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit

Për të dyshuarën e SPAK si partneren e tij në krim, Monika Kryemadhi, bashkëshorten me të cilën Meta është në proces divorci, gjykata konfirmoi masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”.

Për seancën e caktuar më 9:30 të mëngjesit, Ilir Meta mbërriti me pranga në Gjykatë, ndërsa Monika Kryemadhi pati mundësi edhe të shfaqte ankesa. Pjesa e parë e seancës, para se të ndërpritej me 3 orë për t’i dhënë kohë të dyshuarve dhe avokatëve të njihen me dosjen u shoqërua me tone të forta nga ana e Ilir Metës.

Përballë prokurorëve, Altin Dumani, Arben Kraja e Sotir Kllapi, por me xhamin e kafazit të sallës në mes, ish-presidenti shpërtheu në akuza, kur një nga prej tyre relatoi se arrestimi i tij ishte kryer konform ligjit.  “Kujt i flet për normalitet ti e zbatim ligji ti, mua më tërhoqën zvarrë. Më keni arrestuar me urdhër të narko-shtetit”, mësohet të ketë pohuar me tone të larta Meta.

Me tej, sipas burimeve, ai ka hedhur akuza ndaj trupës së prokurorëve, pa kursyer as etiketimet “Dum duman” apo “sorosistë”.  Veç tensionit ndaj prokurorëve, jo pak tension është ndjerë në sallë edhe mes Metës dhe Monika Kryemadhit.

Vetë kjo e fundit la menjëherë nga salla në ndërprerje të seancës, pa e fshehur as publikisht arsyen: “Është provokim”.

Pretendimet e SPAK kundër saj në dosjen hetimore për Kryemadhin ishin thashetheme e të pa baza, ndërsa për mbrojtje përdori sulmin.  Monika Me rifillimin e seancës Meta e kryemadhi, por dhe avokatët e tyre zbrazën argumentet e tyre kundër akuzave dhe masave të sigurisë, por pa mundur të bindnin gjykatën për të ndryshuar vendim.

Jashtë sallës, edhe pse ju referua si ish-bashkëshort, Kryemadhi shfajësoi Ilir Metën nga akuzat e SPAK. Pas daljes nga gjykata, Ilir Meta u shoqërua drejt bllokut të sigurisë e mandej në burgun 313 ku do të vuajë paraburgimin.

Në seancën e së mërkurës, gjykata la në fuqi masën “detyrim për paraqitje” për të bashkëakuzuarën e Metës e Kryemadhit, Ema Çoku, të akuzuar për “pastrim të parave” ndërsa liroi nga “arresti në shtëpi” në “detyrim për paraqitje” Pirro Xhixhon, të akuzuar për “korrupsion”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

13 November, 2025
Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së

Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së

13 November, 2025
Centrali i parë i vogël bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar do të ndërtohet në Uellsin e Veriut

Centrali i parë i vogël bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar do të ndërtohet në Uellsin e Veriut

13 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

13 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result