“Në Shqipëri, reforma në drejtësi paraqitet si një “sukses” nga komunitetit ndërkombëtar, por në të vërtetë, ajo po përdoret nga regjimi i Edi Ramës për të eliminuar opozitën, ndërkohë që vetë ai po forcon legjitimitetin e tij në skenën ndërkombëtare”.
Kështu thuhet në një artikull të Radio France International të shkruar pas ngjarjes së arrestimi të ish presidenti të vendit. Arrestimi i Ilir Metës, ish-president dhe kryetar i Partisë së Lirisë, shënon një moment të rëndësishëm në politikën shqiptare. Ai akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, duke vënë në dukje përdorimin e drejtësisë si një mjet politik nga regjimi i Edi Ramës për të eliminuar opozitën.
Artikulli vazhdon : “Reforma në drejtësi, që shpesh përmendet si një sukses nga komuniteti ndërkombëtar, duket se shërben më shumë për të forcuar pushtetin e tanishëm sesa për të siguruar transparencë të vërtetë. Kjo ngre shqetësime për pavarësinë e institucioneve të drejtësisë”.
Në përmbledhje theksohet se Mmegjithatë, Shqipëria vazhdon të tërheqë gjithnjë e më shumë vizitorë të huaj dhe e shikon veten si një “perlë të Ballkanit”. Sidoqoftë, urbanizimi dhe projektet infrastrukturore kanë ngritur shqetësime për mbrojtjen e burimeve natyrore.
Vendi është në një pikë kyçe, duke u përballur me sfidat e zhvillimit ekonomik dhe ruajtjes së mjedisit në një kontekst politik të paqëndrueshëm. Po në të njëjtin tekst analizohen edhe vende të tjera të rajonit si Serbia dhe Moldavia. Ideja e një autokracie në shqipëri po përhapet si njolla e vajit në mediat pendimore.
Të enjtën revista më e madhe franceze Nouvel Obs që i kushtonte një reportazh të gjatë kampeve të pritjes së refugjatëve në Gjadër dhe Shëngjin shkruante: “Njëmbëdhjetë vjet pas ardhjes së Edi Ramës në pushtet, Shqipëria është ende një nga vendet më të korruptuara në Evropë, sipas OJQ-së Transparency International. Një narko- shtet që po zbrazet nga popullsia e tij: që nga rënia e regjimit totalitar në 1991, afërsisht një milion shqiptarë, ose një e treta e popullsisë, kanë ikur nga papunësia dhe paga mesatare prej 750 eurosh”.
Ndërsa po të enjten gazeta e njohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” proceset e ngritura ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës shiheshin si procese me ngjyrime politike. Zyrtarët e BE-së në Bruksel pranojnë privatisht se korrupsioni ekziston në të gjitha fushat dhe është i gjithëpranishëm në jetën publike si dhe është sfida më e madhe për afrimin e Shqipërisë me BE-në dhe integrimin e vendit.
Në vlerësimin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit për situatën në shtetin anëtar të NATO-s, në raportin për vitin 2023 thuhet se “korrupsioni ekziston në të gjitha degët dhe në të gjitha nivelet e qeverisjes”. Qeveria në Shqipëri drejtohet nga Edi Rama dhe PS-ja e tij që nga viti 2013, në shumicën e rasteve pa një partner koalicioni.