Protestuesi “SFIDON” policët/ Para “Shqiponjave” duke bërë karshillëk, me veshje popullore mbi kalë

albnews
By
1 Min Read

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Lezhë, ku një qytetar ka vendosur të sfidojë policët gjatë protestës së opozitës.

I veshur me veshje popullore, ai ka kaluar me kalë pranë grupit të policisë “Shqiponja”, pa u shqetësuar nga prania e tyre.

Me qetësi, ai ka vazhduar rrugëtimin e tij në këtë protestë kombëtare, duke tërhequr vëmendjen e protestuesve dhe mediave.

Kjo skenë e papritur tregon për atmosferën e veçantë që po shoqëron protestat dhe angazhimin e qytetarëve në shprehjen e mendimeve të tyre.

Share This Article