Orë të ethshme për kandidatët presidencialë në SHBA, të cilët po fokusojnë përpjekjet e fundit për të bindur të pavendosurit, në shtetet kyçe. Teksa gara po mbërrin drejt finishit, Donald Trump dhe Kamala Harris ndaluan të dy në shtetin e rëndësishëm të Wisconsin, me republikanin që mbajti një tubim në Miluoki dhe demokraten që zgjodhi periferinë.
Harrisit ju bashkua rreperja Cardi B, e cila kritikoi politikat e Trump mbi abortin duke thënë se nuk do të rrezikonte të ardhmen e saj. Kandidatja demokrate ndërkohë akuzoi rivalin se ishte një kërcënim për klasën punëtore, dhe u kujtoi qytetarëve eksperiencën si prokurore, teksa u zotua të luftonte krimin.
“Prioriteti im është të ul koston e jetesës për ju, duke përfshirë ulje të taksave për klasën e mesme, pra për mbi 100 milionë amerikanë”, tha Harris.
Sakaq, ish-presidenti u ndal sërish tek çështja e emigracionit duke thënë se emigrantët po u rrëmbenin vendet e punës afro amerikanëve dhe hispanikëve. Ai premtoi të ulte inflacionin dhe të rikthente ëndrrën amerikane. Trump
“Ne do të fitojmë këtë shtet. Duhet të ngriheni dhe t’i thoni Kamalës se nuk duroni dot më! Ajo ka qenë presidentja më e keqe në historinë e vendit…Është totalisht e paaftë; Kamala je e pushuar, zhduku që këtu!”, deklaroi Trump.
Ëiskonsin është një prej 7 shteteve kyçe që pritet të përcaktojnë edhe rezultatin e zgjedhjeve. Kur mungojnë 3 ditë nga zgjedhjet, Harris prin ndaj Trump me vetëm 1.3 përqind të mbështetjeve në sondazhe, e në fushëbetejat kryesore, gara paraqitet edhe më e ngushtë.