Një qytetar zviceran është arrestuar të shtunën në Beograd, pasi siç raportohet bëri me duar simbolin e shqiponjës.
Arrestimin e tij e ka konfirmuar zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq.
Siç raporton “N1” arrestimi i tij u bë në sheshin “Nikola Pashiq”, ndërsa një tjetër që dyshohet se ka qenë në rolin e fotografit është shpallur në kërkim nga policia serbe.
Personi i arrestuar është 32-vjeçari me inicialet B. C.
Ndërsa i shpallur në kërkim është G. V., 33 vjeç, po ashtu qytetar i Zvicrës.
“Puna hetimore e mëtejshme për këtë rast vijon”, ka thënë Daçiq.