Mesazhi i presidentes Osmani: Kosova e bekuar me përkrahjen dypartiake amerikane

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar zgjedhjet e sotme presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo tha se Kosova është e bekuar që ka përkrahje bipartizane në SHBA, si me demokratët, ashtu edhe me republikanët.

Osmani nënvizoi se Amerika është aleati strategjik i Kosovës dhe do të vazhdojë të jetë i tillë edhe pas zgjedhjeve presidenciale.

“Kosova ka qenë e bekuar me përkrahjen e jashtëzakonshme amerikane të të gjitha partive. Në kohën kur ne e kemi fituar lirinë, në qeveri kanë qenë demokratët. Në kohën kur e kemi arritur pavarësinë, në qeveri kanë qenë republikanët. Kosova vërtet ka qenë shtet i bekuar me përkrahje bipartizane amerikane. Është vendim i popullit amerikan. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin me këdo që zgjidhet. Me rëndësi është që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të vazhdojnë të jenë lider të botës së lirë dhe aleati më i rëndësishëm strategjik i Kosovës. Ashtu do të vazhdojë të jetë edhe pas zgjedhjeve”, tha Vjosa Osmani.

Miliona amerikanë sot shkojnë drejt qendrave të votimit për zgjedhjet presidenciale, derisa llogaritet një garë e ngushtë mes zëvendëspresidentes Kamala Harris dhe ish-presidentit Donald Trump.

Sot është dita e vendimit në betejën e Amerikës për Shtëpinë e Bardhë dhe kontrollin e Kongresit. Derisa, rezultatet mund të duhen ditë ose javë për t’u numëruar. Kurse, rezultatet fillestare në orët pas mbylljes së votimit mund të mos jenë përcaktuese.

Share This Article