Ashtu siç ishte paralajmëruar nga autoritetet italiane, anija e marinës italiane “Libra” ka mbërritur këtë mëngjes në ujërat e bregdetit të Shëngjinit.
Rreth orës 8:00 anija pritet të ankorohet në portin detar të Shëngjinit, ndërsa sipas të dhënave në bord janë vetëm 8 emigrantë nga Bangladeshi dhe Egjipti të cilët do t’i nënshtrohen procedurave në qendrën pritëse e më pas do të transportohen drejt kampit të Gjadrit.
Fillimisht ishte planifikuar që të ishin nëntë persona ata që do të silleshin drejt kampit të Gjadrit, por personi i nëntë, i cili ishte me origjinë nga Bangladeshi, u gjykua se ishte shumë e moshuar dhe me shëndet të dobët.