ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Meghan Markle zbulon pjesë nga rezidenca e saj luksoze, prej 29 milionë dollarësh në Kaliforni 4 hours ago
Hiqej si efektiv, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë. Sekuestrohen uniforma policie, grada dhe armë 4 hours ago
Barcelona mund Elchen dhe mbetet në ndjekje të Realit 4 hours ago
Haaland i pandalshëm, tregolësh i City-t kundër Bournemouth 4 hours ago
Meksikë, qëllohet për vdekje kryetari i bashkisë 4 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Mes debateve, Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin 3.6 miliardë euro për vitin 2025

albnews by albnews
12 November, 2024
in Kosova
0
Mes debateve, Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin 3.6 miliardë euro për vitin 2025
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Parlamenti i Kosovës miratoi të hënën në lexim të parë projekt buxhetin prej 3.6 miliardë eurosh për vitin 2025, mes debatesh të rrepta ndërmjet qeverisë dhe opozitës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se buxheti parasheh rritjen e fuqisë blerëse për secilën familje. Ai tha se të mirat që vijnë nga rritja ekonomike do të shpërndahen te të gjithë, e jo siç tha vetëm te grupe të caktuara interesi.

RelatedPosts

Pjesëtari i policisë së Serbisë arrestohet në Jarinjë, kapet me fishekë dhe dinarë

Projekt-rezoluta amerikane që bllokon përfundimisht ndarjen e Kosovës

Forcat ajrore shqiptare shpëtojnë turistin kosovar që u pickua nga gjarpri në një shteg malor në rajonin e Shkodrës

“Me këtë buxhet, e kemi prioritet zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, vazhdimin e krijimit të vendeve të reja të punës dhe rritjen e mirëqenies për të gjithë. Për vitin e ardhshëm presim që rritja ekonomike të arrijë në 5.6 për qind të Bruto Produktit Vendor në terma realë dhe synimi ynë është që këtë rritje ta bëjmë duke i përfshirë të gjithë, ashtu siç na takon, ashtu siç e meritojnë qytetarët, duke mos e lënë asnjeri anash”, tha kryeministri Kurti duke theksuar se me këtë buxhet përparësi mbetët sektori i arsimit, shëndetësisë, infrastruktura dhe mbrojtja.

Partitë opozitare kritikuan qeverinë, duke theksuar se buxheti nuk përfaqëson kërkesat dhe pritshmëritë e qytetarëve ndërsa e quajtën buxhet të mbijetesës dhe jozhvillimor.

Mërgim Lushaku nga Partia Demokratike e Kosovës tha se buxheti është planifikuar keq.

“Secili qytetar duhet të pyes vetën. A është më mirë apo më vështirë të jetohet sot apo para katër pesë viteve? Besoj se qytetarët e vendit vazhdimisht po tregojnë se është më e vështurë të jetohet sot. Sot po diskutojmë për një planifikim buxhetor që nuk ndikon asgjë, nuk planifikon asgjë prej të cilit ky shtet dhe ky popull nuk përfiton”, tha ai.

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha se buxheti i qeverisë nuk përmbush kërkesat që kanë qytetarët e vendit dhe sipas tij kjo do të ndryshohet pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

“Ky buxhet është i përkohshëm. Qeveria e ardhshme do të ketë prioritet ndryshimin e këtij buxheti, fillimisht për të rritur pagat, pensionet dhe skemat sociale për normën e inflacionit. Për të buxhetu plotësisht projektet kapitale dhe për t’i shpërndarë ato nëpër sektorë dhe komuna sipas nevojës, për të buxhetu skemën e sigurimeve shëndetësore, për arsmimin, shëndetësin, kontratën kolektive e cila është kaos në buxhet, për ushtrinë dhe plotë institucione të pavararura që janë në shtetin e Kosovës”, tha ai.

Subjektet opozitare thanë se nuk do ta votojnë projektligjin për buxhetin, i cili pritet të dalë në votim për miratim përfundimtar me 21 nëntor./VOA

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Meghan Markle zbulon pjesë nga rezidenca e saj luksoze, prej 29 milionë dollarësh në Kaliforni

Meghan Markle zbulon pjesë nga rezidenca e saj luksoze, prej 29 milionë dollarësh në Kaliforni

2 November, 2025
Hiqej si efektiv, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë. Sekuestrohen uniforma policie, grada dhe armë

Hiqej si efektiv, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë. Sekuestrohen uniforma policie, grada dhe armë

2 November, 2025
Barcelona mund Elchen dhe mbetet në ndjekje të Realit

Barcelona mund Elchen dhe mbetet në ndjekje të Realit

2 November, 2025
Haaland i pandalshëm, tregolësh i City-t kundër Bournemouth

Haaland i pandalshëm, tregolësh i City-t kundër Bournemouth

2 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result