Një avion stërvitor u rrëzua sot në Emiratet e Bashkuara Arabe në Fujairah. Sipas informacioneve të Shërbimit të Aviacionit Civil të Emirateve të Bashkuara Arabe, piloti vdiq në përplasje, ndërsa bashkë-piloti aktualisht është i zhdukur.
Njëzet minuta pas ngritjes, avioni u zhduk nga radarët. Piloti u gjet i vdekur në brigjet e Fujairah, ndërsa përpjekjet për të gjetur bashkë-pilotin e avionit në fjalë deri më tani kanë qenë të paefektshme.
Po hetohen shkaqet e rrëzimit të avionit stërvitor. /vizionplus.tv