ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gruaja që është bërë një “atraksion turistik”, 94-vjeçarja ruan traditën shekullore të Scannos 10 minutes ago
Babilonia midis madhështisë së lashtë dhe neglizhencës moderne 13 minutes ago
Portugalia do të njohë Palestinën të dielën, përpara asamblesë së OKB 15 minutes ago
Sulm kibernetik në aeroportet europiane, vonesa dhe anulime fluturimesh 17 minutes ago
Manchester United, Amorim: As Papa nuk do të më ndryshonte idetë 19 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Llukashenko fal 32 të burgosur politikë

albnews by albnews
21 November, 2024
in Bota
0
Llukashenko fal 32 të burgosur politikë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Alyaksandr Lukashenko, lideri autoritar i Bjellorusisë, ka falur edhe 32 të burgosur politikë, sipas kanalit proqeveritar në Telegram Pul Pervogo, edhe pse vlerësohet se 1.300 aktivistë opozitarë vazhdojnë të jenë prapa grilave në Bjellorusi.

Identiteti i të burgosurve të falur nuk është zbuluar, por sipas raportimit, të gjithë kishin qenë të dënuar për ekstremizëm, akuzë që gjerësisht është përdorur kundër aktivistëve politikë.

RelatedPosts

Portugalia do të njohë Palestinën të dielën, përpara asamblesë së OKB

Sulm kibernetik në aeroportet europiane, vonesa dhe anulime fluturimesh

VIDEO/ Lufta kundër dronëve rusë, kjo armë me lazër mund t’i kursejë miliona NATO-s

Sipas kanalit në Telegram, në mesin e të falurve ishin 24 burra dhe tetë gra dhe nëntë nga ta ishin mbi moshën 50-vjeçare.

Vendimi për falje nënkupton lirimin e individëve nga vuajtja e dënimit të tyre, por jo edhe heqja e akuzës nga regjistrat për të kaluarën e tyre kriminale. Ata do të vazhdojnë të monitorohen nga Ministria e Brendshme, u tha në raportim.

Kjo është hera e gjashtë gjatë këtij viti që Bjellorusia fal të burgosur politikë, duke bërë që në total deri më tani të jenë falur 178 persona. Më herët gjatë këtij muaji, 31 të burgosur politikë u falën.

Vendimi i fundit për falje vjen pas shtypjes së ashpër të disidencës, pasi Bjellorusia u përball me protesta masive më 2020, kundër rezultatit të zgjedhjeve presidenciale. Lukashenka u përgjigj me shtypje të fuqishme të protestave, duke detyruar të paktën 13.000 persona të largoheshin nga vendi.

Sipas organizatave për të drejtat e njeriut, afër 1.300 të burgosur politikë vazhdojnë të jenë në burgjet bjelloruse dhe në mesin e tyre ka edhe gazetarë, mbrojtës të të drejtave të njeriut dhe aktivistë të shoqërisë civile.

Bjellorusia pritet të mbajë zgjedhjet e reja presidenciale në janar të vitit 2025 dhe Lukashenka gjerësisht pritet të shpallet fitues./REL 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gruaja që është bërë një “atraksion turistik”, 94-vjeçarja ruan traditën shekullore të Scannos

Gruaja që është bërë një “atraksion turistik”, 94-vjeçarja ruan traditën shekullore të Scannos

20 September, 2025
Babilonia midis madhështisë së lashtë dhe neglizhencës moderne

Babilonia midis madhështisë së lashtë dhe neglizhencës moderne

20 September, 2025
Portugalia do të njohë Palestinën të dielën, përpara asamblesë së OKB

Portugalia do të njohë Palestinën të dielën, përpara asamblesë së OKB

20 September, 2025
Sulm kibernetik në aeroportet europiane, vonesa dhe anulime fluturimesh

Sulm kibernetik në aeroportet europiane, vonesa dhe anulime fluturimesh

20 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result