Alarm për një pako të dyshimtë pranë ambasadës amerikane në Londër
Një alarm u ngrit mëngjesin e së premtes për një pako të dyshimtë pranë ambasadës amerikane në jug të Londrës. Sipas Reuters, policia ka kryer një shpërthim të kontrolluar.
“Ne mund të konfirmojmë se ‘shpërthimi i fortë’ i raportuar në zonë pak kohë më parë ishte një shpërthim i kontrolluar i kryer nga oficerët,” tha Policia Metropolitane e Londrës.
Hetimet janë duke vazhduar dhe kordonët do të qëndrojnë në vend për momentin.
Ndërkohë, ambasada amerikane reagoi përmes një postimi në X, duke thënë se policia kishte bllokuar një rrugë pranë ndërtesës.