Shefi i NATO-s, Mark Rutte udhëtoi drejt Floridës për bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump të fokusuara te “çështjet e sigurisë globale me të cilat përballet sot aleanca”.
Më shumë megjithatë, ky ngjan si një takim kortezie: Rutte është parë si një figurë më e paqtë kundrejt Trumpit brenda aleancës së shqetësuar nga qasja e ashpër e republikanit, dhe thuhet se është kujdesur të mbajë përgjatë gjithë kohës marrëdhënie të mira me të. Përgjatë mandatit të vet të parë si president, Trumpi i detyroi vendet e NATO-s të rrisnin shpenzimet për mbrojtje.
Pas kërcënimeve të tij në 2018-tën se mund ta largonte SHBA-në nga aleanca ku ajo është kontribuese kryesore, shumica dërrmuese e anëtarëve tani shpenzojnë 2 për qindshen e kërkuar të PBB-së. Rutte, ish-kryeministër i Holandës, e përcolli dëshirën e tij për takim me Trumpin menjëherë pasi ky i fundit fitoi zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.
“Ajo çfarë shohim me kujdes është vecanërisht fakti se Koreja e Veriut, Irani dhe Kina, si dhe Rusia, natyrisht, janë duke punuar së bashku kundër Ukrainës”, pohoi Rutte së fundi ne një takim me liderët europianë në Budapest, teksa shprehur shqëtësimin “e dërgimit të teknologjisë në Korenë e Veriut, duke pohuar se një praktikë e tillë po kërcënon “tokën amerikane dhe kontinentin europian”.
Një zyrtar i lartë i Koresë së Jugut deklaroi të premten se Moska e furnizoi Korenë e Veriut me sisteme të mbrojtjes ajrore në këmbim të dislokimit të forcave të saj për të mbështetur luftën e Rusisë kundër Ukrainës.