Connect with us

Albania

Goralët, malesorët ilirë në Poloni

Published

on

Vite ma përpara, aty nga viti 1993, me paten ra ne dore do albume te vjetra fotografish nga Polonia…dhe aty me pat qillue me pa fotot e tyne per here te pare…ajo qe me bani me shtange nga habia ishte veshja e tyne me tirqe, shkruan Ilir Seci përmes rrjetit social. Ngjashmeni e pagabueshme, tirqit e bardhe me gajtana te zi ne dy anet, forma identike, deri edhe zbukurimet e njajta ne dy anet e xhepave. Albumi ishte polonisht, nji gjuhe qe nuk e njihja dhe me te parin rast qe mu dha, e dveta Profesorin e madh Ramadan Sokoli rreth ketyne fotove… Profesori qeshi e me tha :

-“Ah paske pa fotot e Goraleve, malesoreve te Polonise dhe Sllovakise, ata jetojne ne zonen kufitare mes ketyne dy shteteve…Jane iliret tane qe mbeten si pune xhepash etnike ne ato male derisa u sllavizuan gradualisht, por qe me fanatizem kane ruejte veshjen si dhe etnopsikozen e tyne para-sllave. Shekujt e influences sllave kane ba pune e vet por veshja dhe doket e tyne deshmojne qendresen e tyne ndaj sllavizimit. Kane shume doke te ngjashme me ne, sidomos vallet e tyne jane kopje e valleve malesore tonat.”

Profja me habiti ma shume e ma shtoi kureshtjen…

Ne vitin 2001 erdha ne SHBA dhe puna e pare qe bana ishte me punue ne nje fabrike ashensorash ne Bronx, ngjite me Stadiumin e skuadres se famshme te bejsbollit “Yankee”, ne krah temin qilluen disa polake punetore te vjeter aty. Si e kane zakon ata qe kane shume kohe ne nje vend pune, njani prej tyne kishte vendose nje kalendar nga vendlindja…ishte kaledari me foto te Goraleve, tana fotot ishin nga ajo krahine malesore e Polonise. Punetori i vjeter qe kishte vendose kalendarin aty ishte Goral. Per nji vit qe punova aty pata kohe me e pyete ngeshem shokun e punes Goral, ai per fat qilloi kuvendtar e me pergjigjej pa pertue aspak.

-“Na nuk jemi njisoj me polaket e tjere” – me pat thane Goralsi, – “Na kemi qene aty kur erdhen keto fiset qe krijuen Polonine, sllavet erdhen me vale e ishin shume, na mos me u perzie me ta mesyme Malet ku gjetem strehe e mbojtje.”

Ajo qe me tha ky zotnia ne pune, si vendas nga zona e Malesoreve Gorale, me bani me iu fute nji kerkimi te palodhun rreth tyne, anglishten e njihja e iu hyne Bibliotekave me rradhe. Nder gjanat e para qe mesova mbi Goralet ishin dy :

– Njena ishte se antropologu ma i madh i botes Carleton S. Coon nga matjet e kafkave dhe permasat trupore nuk i klasifikonte Goralet te Sllavet dhe e dyta ishte se Goralet ishin pa me sy te keq nga polaket sepse mbas pushtimit te Polonise dhe Sllovakise nga nazistet gjermane, Goraleve iu ishte ban nji tjeter trajtim nga nazistet sepse nazistet nuk i kishin konsiderue sllave Goralet. Goralet e shkrete per veti as ishin perfshi ne fushata naziste as kishin ndermarre ndonje sulm ndaj bashkevendasve, por gjithsesi polaket ishin mbushe inat pse gjermanet nuk i kishin masakrue edhe ata njisoj…

Nga leximet mesova se ata jetonin kryesisht ne Beskidet e famshme…Pse jane te famshme Beskidet? Profesor Çabej emnin e Maleve “Beskide” e ka shpjegue nga emni “Bjeshke” dhe kjo teori ka marre konsideraten dhe respektin e autoriteteve te etimologjise kudo ne bote. Normalisht qe sllavet do e kundershtojne kete gja si kane kundershtue çdo gja tjeter, por vetem sa e shtyje pranimin e kesaj te vertete sepse deri me sot nuk kane arrite me gjete tjeter shpjegim per ate emen…Gjuhetaret normale dhe ata neutrale sot e pranojne botnisht :

“Origjina e emrit “Beskydy” nuk asht vërtetue përfundimisht. Ashtë sugjerue nji origjinë Thrakiane ose Ilire, (për citim të nevojshëm), megjithatë, asnjë teori nuk ka mbështetje të shumicës midis gjuhëtarëve. Fjala shfaqet në emna të shumtë malesh në të gjithë Karpatet dhe trevat fqinje të Ballkanit, si në Bjeshkën Shqiptare. Emni Sllovake “Beskydy” i referohet Maleve Polake Bieszczady, e cila nuk asht një sinonim për të tanë Beskids, por një gamë e vetme, që i përkasin Beskids Lindore. Sipas një teorie tjetër gjuhësore, ajo mund të jetë e lidhur me gjermanishten e Mesme të ulët gjermane, “beskēt”, që do të thotë “ujëmbledhës”. Historikisht, termi asht përdore për qindra vjet për me përshkrue vargmalin që ndan Mbretninë e vjetër të Hungarisë nga Mbretëria e vjetër e Polonisë. Në 1269, Beskidët njiheshin me emrin Latinisht “Beschad Alpes Poloniae” (përkthehet si: Malet Beskid të Polonisë)” – (The origin of the name “Beskydy” has not been conclusively established. A Thracian or Illyrian origin has been suggested, however, as yet, no theory has majority support among linguists. The word appears in numerous mountain names throughout the Carpathians and the adjacent Balkan regions, like in Albanian bjeshkë. The Slovak name Beskydy refers to the Polish Bieszczady Mountains, which is not a synonym for the entire Beskids but one single range, belonging to the Eastern Beskids. According to another linguistic theory, it may be related to Middle Low German beshêt, beskēt, meaning watershed. Historically, the term was used for hundreds of years to describe the mountain range separating the old Kingdom of Hungary from the old Kingdom of Poland. In 1269, the Beskids were known by the Latin name “Beschad Alpes Poloniae” (translated as: Beskid Mountains of Poland)…

Kuptohet qe famekeqja “Korrektese Politike” ka me ushtrue presionin e vet edhe mbi kete çashtje, si e ka ushtrue mbi tana çashtjet e tjera te kesaj natyre por tane faktet flasin kjarte – Goralet nuk jane Sllave…Emnin “Gorale” – shqip – “Malesore” ua kane dhane polaket qe u bane shumice mbasi moren vendin, por kjo s’do me thane qe jane domosdoshmenisht sllave…

-“A ka me u marre kush ndonjihere si duhet me kete çashtje?” – kjo asht pyetja e duhun…Sepse ky subjekt meriton studim te felle e meritor kur kemi parasysh se tek doket e zakonet e ketyne malesoreve beskide, te instrumentet e tyne muzikore, jane konserveu disa nga elemetet ma te lashta iliro-trake, si Fustanella dhe Gajdja, (Bagpipe), qe i kena vetem na.

Continue Reading
Advertisement

Albania

Krimi në familje, burri dhunon gruan për vdekje, vetëvritet me pistoletë

Published

on

By

Një 50-vjeçar ka vrarë bashkëshorten e tij e më pas veten. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Orikum të Vlorës mesditën e 2 janarit.

Sose Xhebroj mësohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj, Llogora Xhebroj, 50 vjeç.

Burime jozyrtare bëjnë të ditur se çifti kanë pasur probleme me njëri tjetrin dhe kishin shkuar drejt divorcit, teksa janë prindër të dy djemve të rritur. Policia po heton ngjarjen. 

“Sot, rreth orës 13:30, është marrë njoftim nga urgjenca mjekësore se një shtetase, në Orikum, është gjetur pa shenja jete dhe me shenja dhune në banesë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja S. Xh., 40 vjeçe, është vrarë nga bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Xh., 50 vjeç.

Pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në zonën përreth kësaj banese, në garazh është gjetur dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri autori i kësaj ngjarjeje, shtetasi Ll. Xh.

Arma pistoletë e gjetur në vendngjarje u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thotë policia.

Continue Reading

Albania

Emrat/ Zbardhet vrasja, shpërthyen me telekomandë boksin elektrik ku humbi jetën Hysni Ymeri, 4 të arrestuar në Shkodër

Published

on

By

Eshtë zbardhur ngjarja e rëndë që ndodhi në 29 dhjetor në lagjen Manush Alimani në Shkodër, ku si pasojë e shpërthimit në boksin elektrik të pallatit ku banonte humbi jetën 61-vjeçari Hysni Ymeri.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “SHADOWS”, janë arrestuar shtetasit Gerti Bushati, Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj dhe Gjergji Zefi.

Njoftimi i Policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “SHADOWS”. Zbardhet vrasja me lëndë eksplozive e shtetasit H. Y., e kryer më datë 29.12.2025, në lagjen “Manush Alimani”.

Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 4 shtetas, të dyshuar si autorë të kësaj vrasjeje.

Operacioni u zhvillua me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe atyre të DVP Shkodër.

Si rezultat i një pune intensive operative dhe hetimore, të kryer nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, me qëllim zbardhjen e dinamikës dhe autorësisë së vrasjes së shtetasit H. Y., bazuar në provat e siguruara, u finalizua operacioni policor i koduar “SHADOWS”.

Në kuadër të këtij operacioni, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:

-G. B., 27 vjeç
-E. I., 27 vjeç
-E. H., 25 vjeç
-Gj. Z., 24 vjeç

Ndalimi i tyre u bë pasi ka dyshime të bazuara dhe të mbështetura në prova se këta shtetas, kundrejt pagesës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 29.12.2025, duke përdorur lëndë eksplozive (e dyshuar me telekomandim në distancë), kanë shpërthyer panelin elektrik të pallatit ku banonte shtetasi H. Y.

Gjatë veprimeve procedurale, kontrolleve të vendeve dhe ambienteve, si dhe kontrolleve personale, janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provave materiale: 28 celularë, 1 automjet “Mercedes-Benz”, rrobat e veshura nga autori i dyshuar që ka vendosur lëndën eksplozive, municion luftarak, një sasi monetare në lekë dhe euro, një sasi lënde narkotike, një sasi lënde kokaine, 3 pajisje gjurmuese GPS, 2 kamera sigurie dhe 1 laptop.

Vijon puna për zbulimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje dhe dokumentimin e plotë të saj, si dhe sqarimin e motiveve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprat penale: “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;
“Shkatërrimi i pronës me eksploziv”;
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim;
dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Continue Reading

Albania

Gjykata refuzon sekuestrimin e 20 pasurive të Kristjan Boçit dhe Elman Abules

Published

on

By

Gjykata e Tiranës, ka vendosur të mos sekuestrojë rreth 20 pasuri me vlerë gati 50 milion euro, për të cilat policia dhe prokuroria e kryeqytetit, ka pasur indicie të forta se vijnë nga aktiviteti kriminal i personave që i posedojnë ato.

Informacionet e siguruara nga gazetari Elton Qyno, tregojnë se miku i Erjon Veliaj, Elman Abule, që sot në Tiranë konsiderohet biznesmen i sukseshëm, në vitin 2004-2005, ka qënë në Belgjikë një hajdut i dhunshëm, duke përdorur çelësa të kopjuar dhe metodën e thyerjes.

Drejtoria e Interpolit në 12 shtator 2023 është informuar se Elman Abule rezulton i dënuar më datë 17 janar 2007, nga Gjykata e Antvvep, me 30 muaj burg për veprën penale të “Vjedhje me thyerje ose duke përdorur çelësa të kopjuar dhe krijim bande”, duke u dënuar ky shtetas me 2 vjet burg me kusht dhe 1 vit vit në burg për “krijim bande”.

Gjithashtu, rezulton se miku i Abules dhe ish-ortak me subjektin “Rametal” dhe shoqërinë tjetër “Ferro Chrome Holding”, ka qënë Kristian Boçi, i përfshirë në veprimtari të paligjshme dhe i arrestuar në vitin 2011 në Itali, i cili njihet për lidhjet e tij dhe me persona të tjerë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve si Eldi Dizdari.

Gazetari Qyno,ka mësuar se vendimi i mospranimit të kërkesës së prokurorisë, është dhënë pak ditë më parë nga gjyqtari i Tiranës, Altin Abdiu, i cili në fillim të muajit qershor 2025 u rikthye në funksionin e gjyqtarit nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit.

Abdiu, refuzoi të sekuestrojë 20 shoqëri tregtare, dyqane, apartamente e vila me vlerë rreth 50 milionë euro, të cilat zotërohen nga Kristian Boçi, Elman Abule, mik i afërt i Erjon Veliaj, Vladimir Avramit si dhe 4 personave të tjerë të lidhur me këta persona.

Ndërkohë pritet që me zbardhjen e vendimit të gjykatës, prokuroria e Tiranës të ushtrojë Apelim në gjykatën e Apelit, duke kërkuar sekuestrimin e këtyre pasurive.

Continue Reading
LIVE ALBUK TV
ALBUK TV LIVE
Albania2 days ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

UK4 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania4 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania6 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

UK2 days ago

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

UK6 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Sports4 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK3 days ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Albania4 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania3 days ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

UK3 days ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Bota4 days ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

UK3 days ago

Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve

Albania3 days ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

Kosova4 days ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Trending