Historiania e njohur Elena Kocaqi dhe Inida Gjata apo siç e njohim, Zhaku kanë themeluar një parti të quajtur Aleanca Kombëtare Shqiptare. Kjo lëvizje e re politike do të garojë në zgjedhjet e 2025 dhe më 28 nëntor u organizua një festë për prezantimin e saj.
Elena Kocaqi ka shpjeguar edhe se si lindi ideja për të krijuar një parti politike, e cila ka qenë një synim i saj prej kohësh por ka marrë kohë për përgatitjen personale.
Elena Kocaqi: Kjo është ndërmarrja më e vështirë e gjithë jetës sime. Nëse për gjithë të tjerat unë jam menduar dhe kam marrë vendime shumë të shpejta, kjo është ndërmarrja ime më e vështirë. Unë e konsideroj sakrificë. Për mua është sakrificë sepse unë e kam karrierën time akademike, ndihem shumë e lumtur në ato gjëra që unë bëj dhe duhet të privohem nga lumturia ime në njëfarë mënyre me qëllim që unë të jap kontribut që edhe kjo është njëfarë lumturie se ti mendon që ta bësh për vendin tënd këtë dhe mendoj se është një moment që meqë politika nuk të dëgjon, edhe kur e këshillon nuk t’i pranon këshillat etj dhe meqë ne jemi të fushës, atëherë pse mos të kontribuojmë për vendin tonë?