Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Operacionet, Tom Goffus, e ka pritur në selinë e NATO-s presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.
Mes tjerash në takim është diskutuar për sulmin që ka ndodhur më 29 nëntor në kanalin Ibër-Lepenc në Zubin Potok.
“Goffus e dënuar sulmin e së premtes në infrastrukturën kritike në Zubin-Potok”, ka njoftuar zëdhënësja e NATO-s, përmes në postimi në platformën “X”.
Tutja ajo, duke cituar Goffus, ka thënë se “Të gjitha faktet duhet të vërtetohen përmes një hetimi transparent dhe të plotë. KFOR-i mbetet vigjilent. Koordinimi me KFOR-in është kyç për stabilitetin rajonal”.
Për takimin me Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, ka shkruar edhe presidentja Osmani, e cila ka thënë se në këtë takim është diskutuar mbi angazhimet e përbashkëta për paqe e siguri në Kosovë.
“Sot në NATO, në diskutime me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Tom Goffus, për punën dhe angazhimet tona të përbashkëta për paqe e siguri në Kosovë”, ka shkruar Osmani.
Takimi me zyrtarët e lartë të NATO-s vjen pak ditë pas sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit në veri, për të cilin Kosova akuzoi Serbinë.