Portieri i Barton Town në Angli, James Hitchcock ndërroi jetë pas plagëve të marra gjatë një sherri në stacionin hekurudhor të East Yorkshire. Autori i dyshuar është Mckenzie Dicicco, me policinë që ka vënë pas hekurave 22-vjeçarin i cili është një futbollist Thornaby FC në ligat e ulëta.
Ngjarja tragjike ka ndodhur pas një sherri dhe sipas policisë portieri James Hitchcock (babai i një fëmije dhe pranë të 30-ave) kishte lëndime të rënda në kokë. Klubi i tij Barton është në zi dhe ka shtyrë të gjitha ndeshjet e ekipeve që disponon, ndërsa zyrtarët thanë se viktima ishte njeri shumë i mirë dhe i sjellshëm.
“Lajmi për vdekjen e James ka qenë i vështirë për t’u pranuar. Është i tmerrshëm. James ishte një anëtar i njohur i klubit. Ne jemi të gjithë të shkatërruar. Ne jemi një klub shumë i lidhur ngushtë me njëri-tjetrin”, tha presidenti Mark Gregory.
Autori Mckenzie Dicicco nga Belgravia Gardens, Middlesbrough u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës së Yorkut i akuzuar për vrasje dhe grindje. Ai u mbajt në paraburgim dhe do të dalë para Gjykatës së Kurorës së Leeds të premte (sot).